Statuti

Per ta shkarkuar statutin kliko KETU

 

Kongresi i III- të Zgjedhor i  Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, (më tej: Kongresi i Aleancës Kosova e Re) në seancën e dt. 14.09.2013, miratoi  ndryshimet dhe plotësimet në këtë:

 

DRAFT/STATUT TË ALEANCËS KOSOVA E RE

 

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

EMËRTIMI, LOGOJA DHE SIMBOLET

Neni 1

a)      Aleanca Kosova e Re, është Parti Politike me orientim liberal-demokratik, e cila vepron në pajtim me ligjin dhe synon realizimin e Programit Politik të saj.

b)       Emërtimi i plotë i Partisë  është “Aleanca Kosova e Re”.

c)       Emërtimi i shkurtër i Aleancës Kosova e Re është “AKR”.

d)       AKR-ja e ka logon dhe simbolet e veta.

e)       Formën, përmbajtjen dhe dimensionet e simboleve të AKR-së, në procedurë të caktuar, sipas propozimit të Kryesisë së AKR-së, i definon Këshilli Drejtues i AKR-së.

f)        Këshilli Drejtues  i  AKR-së, në pajtim me ligjin dhe me këtë Statut, definon simbolet dhe shenjat e AKR-së  si dhe  përcakton shenja të tjera identifikuese të AKR-së.

 

SELIA

Neni 2

a)     Selia e AKR-së është në Prishtinë, në rrugën “UÇK” nr. 55/R Prishtinë.

b)     Selia e AKR-së, me vendim të Këshillit Drejtues të AKR-së, mund të caktohet në një vend tjetër.

 

SUBJEKTI  JURIDIK

Neni 3

a)     AKR-ja është subjekt juridik.

b)     AKR-ja e fiton subjektivitetin juridik  pas miratimit të Programit Politik dhe  Statutit, si dhe regjistrimit në evidencën e Partive Politike në Republikën e Kosovës.

 

VULAT

Neni 4 

a)     AKR-ja i ka vulat e veta.

b)    AKR-ja i ka dy vula të rrumbullakëta. Vula e rrumbullakët e madhe përmban tekstin e emërtimit të plotë, ndërsa vula e rrumbullakët e vogël e përmban tekstin e shkurtër të AKR-së.

c)     Degët e AKR-së e  kanë vulën e vet të rrumbullakët me tekstin në formë rrethore “Aleanca Kosova e Re” dhe tekstin në mes “Dega XY”.

d)    AKR-ja i ka dy vula katërkëndëshe, vulën katërkëndëshe për dërgesën e shkresave zyrtare dhe vulën katërkëndëshe për pranimin e shkresave zyrtare.

e)     Madhësia, përmbajtja, përdorimi dhe ruajtja e vulave përcaktohet me vendim të Këshillit Drejtues.

 

QËLLIMI

Neni 5

a)  AKR-ja ka për qëllim, në pajtim me metodat dhe  mjetet demokratike, të fitojë  zgjedhjet në nivel qendror dhe lokal për të ushtruar pushtetin, në funksion të  shtetit të së drejtës, të ndërtojë shoqëri liberal- demokratike, të zhvillimit shoqëror-ekonomik, të mirëqenies sociale, të lirisë, barazisë shoqërore  dhe të prosperitetit ekonomik, shoqëror dhe  politik në Kosovë.

b)  Synimet themelore të AKR-së përcaktohen me Programin Politik të saj.

 

KOHËZGJATJA

Neni 6

a)   AKR-ja krijohet me synim të organizimit dhe funksionimit të përhershëm.

 

DISPOZITA  TË  VEÇANTA

ANËTARI

Neni  7

a)     Anëtar  i  AKR-së mund të jetë çdo shtetas i Republikës së Kosovës, i moshës madhore, me vendbanim brenda ose jashtë shtetit, e që me vullnetin e vet pranon Programin Politik dhe Statutin e AKR-së.

b)    Anëtari/ja i-e AKR-së i ka këto të drejta dhe detyrime:

i)           Të marrë pjesë në  hartimin dhe realizimin e politikave të AKR-së;

ii)         Të marrë pjesë aktive në punën e organeve partiake;

iii)       Të respektojë Statutin dhe Programin e AKR-së, si dhe të zbatojë vendimet e organeve përkatëse partiake;

iv)        Të zgjedhë dhe të zgjidhet në të gjitha organet partiake;

v)         Të kandidohet në listat partiake për zgjedhje për anëtar të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive, në të gjitha nivelet në Republikën e Kosovës;

vi)       Të informohet për aktivitetet, qëndrimet dhe vendimet partiake, si dhe të marrë informacione të tjera përkatëse përmes mjeteve partiake të informimit;

vii)     Të paraqesë propozime, mendime dhe kritika në mbledhjet partiake lidhur me punën e AKR-së dhe të organeve partiake.

 

Neni 8

a)       Anëtarit të AKR-së i pushon anëtarësia:

i        Sipas vullnetit personal (dorëheqje, dorëheqje të parevokueshme);

ii      Me daljen nga AKR-ja, në pajtim me Statutin dhe  Rregulloren për Anëtarësi;

iii    Me marrjen e vendimit përfundimtar për largim  nga AKR-ja;

iv     Me anëtarësim në parti tjetër politike me seli në Republikën e Kosovës;

v       Me kandidim në listën e partisë tjetër politike apo në listë të pavarur, pa pëlqimin paraprak të organeve drejtuese të AKR-së;

vi     Pas zgjedhjes në organet përfaqësuese, ekzekutive dhe të tjera, pa pëlqimin paraprak të organeve drejtuese të AKR-së;  

vii   Në rast të vdekjes.

b)       Pushimi i anëtarësisë në AKR, krahas  shënimit të arsyes së pushimit, shënohet  në Regjistrin e anëtarësisë së AKR-së.

 

ORGANIZIMI DHE ORGANET E PARTISË

Neni 9

  1. AKR-ja, aktivitetin e ushtron në territorin e Kosovës  dhe jashtë saj, si dhe organizohet në nivelin qendror dhe lokal.

 

  1. AKR organizohet në:
  1.                                  i.            Nëndegë,
  2.                                 ii.            Degë dhe
  3.                               iii.            Qendër

 

NËNDEGA

Neni 10.

  1. Nëndega e AKR-së është formë e organizimit në të cilën bashkohen anëtarët në kuadër të një fshati apo lagjeje.
  2. Nëndega organizon aktivitetin e anëtarësisë.
  3. Nëndega themelohet me më së paku 20 anëtarë të AKR-së.

 

KUVENDI I NËNDEGËS

Neni 11.

  1. Kuvendin e nëndegës e përbëjnë të gjithë anëtarët e regjistruar në nëndegë.
  1. Anëtarët e nëndegës në Kuvendin Zgjedhor zgjedhin/shkarkojnë:
    1.                                  i.            Kryesinë e nëndegës.
    2.                                ii.            Kryetarin /ën e Nëndegës;
    3.                              iii.            Nënkryetarët  dhe Sekretarin e Nëndegës;
    4.                               iv.            Delegatët për kuvendin e degës;
  1. Kryesia e nëndegës varësisht nga numri i anëtarëve të nëndegës mund të ketë prej 7 deri më 13 anëtarë.
  2. Kryen aktivitete  të tjera  në  pajtim  me Statutin, Programin Politik dhe me vendimet e organeve të  AKR-së;
  3. Procedurat e punës dhe organizimit  të Kuvendit të Nëndegës rregullohen me Rregulloren për Kuvendin e Nëndegës dhe miratohen nga Këshilli Drejtues i AKR-së.
  4. Procedurat për zgjedhjen dhe revokimin e delegatëve për Kuvendin e Degës rregullohen me Rregullore të veçantë të miratuar nga Këshilli Drejtues i AKR-së.

 

 

 

 

KRYESIA  E NËNDEGËS:

Neni 12.

  1. Organizon aktivitetin e Nëndegës;
  2. Ndërmerr masa dhe aktivitete për mbarëvajtjen e funksionimit të Nëndegës;
  3. Në pajtim me Statutin, Programin Politik dhe me vendimet e organeve të AKR- së, ndërmerr veprime dhe  siguron implementimin e akteve dhe të vendimeve të organeve të AKR-së;
  4. Siguron bashkëpunimin ndërmjet Nëndegës dhe organeve të Degës përkatëse;
  5. Kryen punë të tjera në pajtim me Statutin dhe Programin Politik të AKR-së si dhe me aktet dhe vendimet e organeve të AKR-së.
  6. Kryesia e Nëndegës organizohet, funksionon dhe i kryen detyrat e veta në pajtim me Rregulloren për Organizimin dhe Punën e  Organeve të AKR-së.

 

DEGA

Neni 13.

  1. Dega është formë e organizimit në të cilën ndërlidhet aktiviteti i nëndegëve, respektivisht anëtarësisë në kuadër të degës;
  2. Dega e AKR-së përbëhet nga së paku  3 (tre )  nëndegë;
  3. Vendimin për themelimin dhe shuarjen e degës e merr Këshilli Drejtues i AKR-së;
  4. Me vendim të Këshillit Drejtues të AKR-së, në një njësi komunale mund të formohen më shumë se një Degë;
  5. Me vendim të Këshillit Drejtues të AKR-së, në komunën me më shumë Degë, formohet Bashkësia e Degëve;
  6. Kryetarët,  nënkryetarët dhe sekretarët e Degëve e përbëjnë kryesinë e bashkësisë së Degëve;
  7. Organizimi dhe funksionimi i bashkësisë së Degëve përcaktohet me rregullore  të veçantë.
  8. Dega e AKR-së i ka këto organe:
  1.                                  i.            Kuvendin e Degës;
  2.                                ii.            Këshillin Drejtues të Degës;
  3.                              iii.            Kryesinë.

 

KUVENDI I DEGËS

Neni 14

  1. Kuvendi i degës është organ më i lartë i Degës.
  2. Kuvendin e përbëjnë delegatët e zgjedhur nga nëndegët.
  3. Kuvendi i degës mban punimet e rregullta një herë në 3 vjet.
  4. Kuvendin e degës e thirr kryesia e Degës.
  5. Ne raste të jashtëzakonshme Kuvendi i Degës mund të thirret me kërkesën e 1/3 e delegatëve të Degës.
  6. Kuvendin e Degës mund ta thërret edhe Presidenti i AKR-së nëse për një gjë të tillë vlerësohet e nevojshme nga Këshilli Drejtues i AKR-së.
  7. Kuvendi i degës i ka këto të drejta dhe obligime:
  1.                                       i.       Zgjedh komisione të përhershme dhe të përkohshme;
  2.                                     ii.       Zgjedh anëtarët e Këshillit Drejtues te Degës;
  3.                                   iii.       Zgjedh dhe revokon delegatët e Degës për kuvendin e AKR-së;
  4.                                    iv.       Harton, miraton dhe analizon politikat e AKR-së në nivelin e Degës;
  5.                                      v.       Shqyrton dhe miraton raportin e punës dhe të aktivitetit të kryesisë së Degës;
  6.                                    vi.       Kryen edhe detyra të tjera në pajtim me Statutin, Programin Politik dhe akte të tjera të AKR-së.

 

KËSHILLI DREJTUES I DEGËS

Neni 15.

Këshilli Drejtues i Degës është autoriteti më i lartë i Degës mes dy kuvendeve;

  1. Këshilli Drejtues përbëhet nga 51 anëtarë të zgjedhur në Kuvendin e Degës dhe nga kryetaret e Nëndegëve;
  2. Këshilli Drejtues nga radhët e veta zgjedh kryesinë e Degës;
  3. Këshilli Drejtues zgjedh kryetarin, nënkryetarët dhe sekretarin e Degës;
  4. Këshilli Drejtues i Degës i propozon Këshillit Drejtues të AKR-së dhe Presidentit të AKR-së:
  1.                                  i.            Kandidatët për asambletë komunale;
  2.                                ii.            Kandidatin/ten për kryetare të komunës;
  3.                              iii.            Kandidatët për deputetë të Parlamentit të Kosovës;
  4.                               iv.            Kandidatët për funksione ekzekutive në të gjitha nivelet e pushtetit.

 

  1. Këshilli Drejtues 
shqyrton dhe vendos për çështje nga kompetenca e vet që dalin nga përcaktimet programore dhe dispozitat e këtij statuti.
  2. Mbledhjet e Këshillit Drejtues thirren një herë në 4 muaj.

Procedurat e zgjedhjes së anëtareve të Këshillit Drejtues përcaktohen me Rregulloren për Këshillin Drejtues të Degës;

  1. Sipas nevojës mbledhjet e Këshillit Drejtues mund të mbahen edhe më shpesh.
  2. Mbledhjet e Këshillit Drejtues thirren nga Kryetari i Degës;
  3. Mbledhja e Këshillit Drejtues mund të thirret edhe nga 1/3 e anëtarëve të Këshillit Drejtues.
  4. Mbledhjet e Këshillit Drejtues të Degës sipas nevojës mund të thirren edhe nga Presidenti i AKR-së.

 

KRYESIA E DEGËS

Neni 16.

  1. Mbledhjet e kryesisë i thërret dhe udhëheq kryetari;
  2. Në mungesë të kryetarit, mbledhjen e kryesisë e thërret dhe kryeson, njëri nga nënkryetarët, respektivisht Nënkryetari i parë;
  3. Në mbledhjet e kryesisë marrin pjesë këshilltarët (grupi  i këshilltarëve komunal të AKR-së) të cilët nuk e kanë statusin e anëtarëve të kryesisë së Degës;
  4. Në mbledhjet e kryesisë së Degës marrin pjesë  anëtarët e degës të cilët janë deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, anëtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe kryetarët e Komunave nga radhët e AKR-së.
  5. Anëtarët/et e kryesisë janë të detyruar të marrin pjesë në mbledhjet e Kryesisë.
  6. Mbledhjet e rregullta të kryesisë së Degës mbahen më së paku 1 herë në muaj
  7. Kryesia e Degës:
  1.                                                          i.            Organizon aktivitetin dhe zbatimin e politikës së AKR-së, realizimit të programit dhe të parimeve dhe qëllimeve programore;
  2.                                                        ii.            Zbaton vendimet e organeve udhëheqëse të AKR-së;
  3.                                                      iii.            Bën vlerësimet politike dhe përcakton qëndrimet politike;
  4.                                                       iv.            Nxitë masivizimin e anëtarësisë;
  5.                                                         v.            Nxitë dhe organizon aktivitetet e promovimit të aktivitetit dhe organizon raportet me publikun;
  6.                                                       vi.            Kryen punë të tjera të parashikuara me rregullore të punës, me Statut dhe vendime të organeve më të larta të Partisë.
  7. Mandati i kryesisë dhe organeve të tjera të Degës është me kohëzgjatje prej tri vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje.
  8. Numri i anëtarëve dhe procedurat e zgjedhjes së Kryesisë së Degës përcaktohen me Rregullore për Numrin e anëtarëve të Kryesisë së Degës dhe procedurat e zgjedhjes.
  1. Obligimet, të drejtat dhe detyrat e kryetarit të degës, nënkryetarit, sekretarit dhe anëtarëve të kryesisë, përcaktohen me Rregulloren për punë të kryesisë së degës, e miratuar nga Këshilli Drejtues i AKR-së.

 

 

ORGANET QENDRORE TË AKR-së

Neni 17.

  1. Organet qendrore të AKR-së:
  1.                      i.            Kongresi i AKR-së;
  2.                    ii.            Këshilli Drejtues;
  3.                  iii.            Presidenti i AKR-së dhe;
  4.                   iv.            Kryesia qendrore
    1.                                                                i.      Anëtarët e Këshillit Drejtues;
    2.                                                              ii.      Anëtarët e AKR-së, deputet në Kuvendin e Kosovës;
    3.                                                            iii.      Zyrtarët e AKR-së, poste ekzekutive qendrore;
    4.                                                             iv.      Kryetaret e komunave nga AKR
    5.                                                                i.      Presidentin e AKR-së; 
    6.                                                              ii.      Këshillin Drejtues të AKR-së;
      1.                      i.     Miraton  Programin dhe Statutin  e AKR-së;
      2.                    ii.     Nxjerrë vendime, deklarata dhe akte të tjera nga kompetenca e vet;
      3.                  iii.     Debaton dhe merr vendim për ndërprerjen e punës së AKR-së apo bashkimin e saj me partitë e tjera politike ;
      4.                   iv.     Përcakton politikën e përgjithshme, orientimet dhe qëndrimet e AKR-së;
      5.                     v.     Shqyrton dhe vlerëson aktivitetin e gjithëmbarshëm të AKR-së;
      6.                   vi.     Shqyrton dhe pranon raportet e punës së organeve drejtuese të AKR-së;
      7.                 vii.     Nxjerrë rregulloren e punës për punën e vet;
      8.               viii.     Kryen punë të tjera të përcaktuara me rregullore të punës dhe Statut.
  1. Kongresi i AKR-së është autoriteti më i lartë i AKR-së;
  2. Kongresin  e AKR-së e përbëjnë delegatët e zgjedhur nga Kuvendet e Degëve;
  3. Delegatë të Kongresit të AKR sipas pozitës janë:
  1. Kongresin  e AKR-së e thërret Presidenti i AKR-së;
  2. Kongresi i AKR-së zgjedh dhe shkarkon:
  1. Kongresi/Kongresi

 

Neni 18.

  1. Kongresi i AKR-së e ushtron aktivitetin dhe funksionet e veta në seancë (sesion).
  2. Seanca e rregullt e Kongresit mbahet një herë në tre vjet.
  3. Seanca e Kongresit, sipas nevojës mbahet edhe më shpesh.
  4. Seancën e Kongresit  të AKR-së e thërret:
  1.                               i.     Presidenti i AKR-së;
  2.                             ii.     Së paku  1/2 e anëtarëve të Këshillit Drejtues të AKR-së;
  3.                           iii.     Së paku  1/3 e anëtareve të Kongresit të AKR-së;
  4.                            iv.     Së paku  1/3 e Degëve të AKR-së.
  1. Procedurat për numrin e delegatëve nga Degët rregullohet me Rregullore të veçantë, të miratuar nga Këshilli Drejtues i AKR-së.
  2. Kongresi i AKR-së punimet i zhvillon në pajtim me Rregulloren për Punën e Kongresit, te miratuar nga delegatet e Kongresit.

 

KËSHILLI DREJTUES I AKR-së:

 

Neni 19

  1. Këshilli Drejtues i AKR-së është organi më i lartë politik dhe programor në mes të dy seancave të Kongresit.
  2. Këshilli Drejtues i AKR-së përbëhet nga:
  1.                               i.     45 anëtarë të zgjedhur drejtpërdrejtë në Kongres;
  2.                             ii.     Kryetaret e Degëve;
  3.                           iii.     Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga AKR;
  4.                            iv.     Anëtarët e Kabinetit Qeveritar nga AKR;
  5.                              v.     Kryetaret e komunave nga AKR

Neni 20

Këshilli Drejtues i AKR-së:

  1. Për zbatimin e vendimeve i përgjigjet Kongresit të AKR-së;
  2. Merr vendime dhe përfundime si dhe i  jep orientime Kryesisë së AKR-së;
  3. Vendos për lidhjen dhe bashkëpunimin e AKR-së me partitë e tjera politike apo me organizatat jo politike, si dhe për anëtarësimin e AKR-së në organizatat politike apo jo politike;
  4. Vendos për koalicionet e AKR-së në nivelin lokal dhe qendror;
  5. Merr qëndrime politike për çështjet nga fushëveprimi i Parlamentit  të Republikës së Kosovës dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës;
  6. Merr vendim për thirrjen e Kongresit dhe bën përgatitjet për mbledhjen e Kongresit të AKR-së;
  7. Zgjedh Kryesinë e AKR-së;
  8. Zgjedh nënpresidentët e  AKR-së;
  9. Zgjedh sekretarin/ën i/e përgjithshëm/e të AKR-së,
  10. Zgjedh sekretarin për marrëdhënie me jashtë;
  11. Miraton listën me kandidatë për zgjedhjet Parlamentare;
  12. Miraton listën e kandidatëve për funksione shtetërore;
  13. Nxjerrë rregullore për funksionimin e organeve të AKR-së në pajtim me Statutin;
  14. Nxjerrë Rregulloren për Procedurat e kandidimit dhe të zgjedhjes së Presidentit të AKR-së;
  15. Nxjerr Rregulloren për numrin dhe procedurat e zgjedhjes së delegatëve të Degëve për Kongresin Qendror;
  16. Kryen punë të tjera të parashikuara me rregullore të punës dhe me Statut;
  17. Nxjerrë planin financiar dhe miraton llogarinë përfundimtare të AKR-së për vitin e caktuar;
  18. Analizon  dhe vlerëson udhëheqjen e fushatës zgjedhore, aktivitetet partiake në fushatë dhe rezultatet e zgjedhjeve;
  19. Në mbledhje të përbashkëta, së paku dy herë në vit, analizon punën e përfaqësuesve (deputetëve) të AKR-së në Parlamentin  e Republikës së Kosovës
  20. Përjashtimisht, në rast të nevojës, me propozim të Presidentit  të AKR-së, Këshilli Drejtues mund nxjerrë vendime me fuqi statusore, të cilat nuk mund t’i zvogëlojnë të drejtat e garantuara me Statut  të  të gjithë anëtarëve/ëve  të AKR-së.

 

KRYESIA E AKR-së

Neni 21

  1. Kryesia e AKR-së,  është organ  politiko–ekzekutiv i AKR-së.
  2. Kryesia  e AKR-së, përbëhet  nga 25 anëtarë,
  3. Mbledhjet e Kryesisë së AKR-së mbahen sipas nevojës, kurse më së paku një herë në muaj.
  4. Mbledhjet e Kryesisë së AKR-së i thërret dhe i kryeson Presidenti/ja i/e AKR-së, kurse në rast të mungesës, Presidentin/ën me autorizim të tij, e zëvendëson një nga nënpresidentët ose Sekretari i Përgjithshëm i  AKR-së.
  5. Anëtarët/et e Kryesisë janë të obliguar të marrin pjesë në mbledhjet e kryesisë.
  6. Vendimet e Kryesisë i obligojnë të gjitha organet më të ulëta të AKR-së, të cilët janë të detyruara t’i zbatojnë.

 

Kryesia e AKR-së:

Neni 22.

  1. Zbaton Programin e AKR-së, si dhe vendimet e Kongresit dhe të Këshillit Drejtues;
  2. Propozon listën me kandidatë për deputetë të Parlamentit të Kosovës;
  3. Propozon kandidatët e AKR-së për funksione shtetërore;
  4. Miraton listën e kandidatëve për kryetar të komunave;
  5. Propozon amendamentet e Programit dhe Statutit;
  6. Analizon, debaton dhe merr qëndrime për çështjet politike;
  7. Merr vendimin për suspendimin e Kryesisë së Degës së AKR-së;
  8. Themelon edhe organe të tjera në pajtim me Statutin;
  9. Organizon dhe kujdeset për raportet e AKR-së me publikun, si dhe rregullon fushëveprimin e punës së zëdhënësit/ës të AKR-së;
  10. Punon rreth forcimit organizativ të partisë dhe kujdeset për informimin e anëtarësisë;
  11. Siguron mjetet, organizon dhe kujdeset për veprimtarinë materiale dhe financiare dhe nevojat e AKR-së;
  12. I propozon Këshillit Drejtues planin financiar dhe llogarinë përfundimtare;
  13. Kujdeset për mbrojtjen dhe përdorimin e lëndës arkivore dhe të dokumenteve të tjera;
  14. Kryen punë të tjera në pajtim me rregulloren e punës, me Statutin dhe me vendimet e organeve më të larta  të AKR-së.

 

PRESIDENTI  I AKR-SË

Neni 23

  1. Presidenti/ja i/e AKR-së është organi individual më i lartë i AKR-së.
  2. Presidenti/ja i/e AKR-së  udhëheq, prezanton dhe përfaqëson AKR-në,
  3. Realizon dhe zbaton vendimet e organeve përkatëse  të AKR-së, si dhe vendos për punët aktuale në lidhje me udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Partisë.
  4. Mandati i Presidentit/ës  të AKR-së  zgjat 4 (katër) vjet, me mundësi të rizgjedhjes.
  5. Presidenti/ja  i/e AKR-së zgjidhet në Kongresin e AKR-së,
  6. Për punën e tij/saj i përgjigjet Kongresit dhe  Këshillit Drejtues të Partisë.

 

Presidenti/ja  i/e AKR-së:

  1. Zbaton politikën e AKR-së në pajtim me dokumentet programore të AKR-së, me Statutin, vendimet dhe përfundimet e organeve përkatëse të AKR-së, si dhe merr vendime ekzekutive politike, udhëzime dhe akte të tjera;
  2. Kujdeset  dhe siguron bashkëpunimin e ndërsjellë të të gjitha organeve të AKR-së;
  3. Këshillit Drejtues ia propozon kandidatet për nënpresidentët e AKR-së, sekretarin/ën i/e përgjithshëm/e të AKR-së, sekretarin për marrëdhënie me jashtë dhe anëtarët/et e Kryesisë;
  4. Thërret Kongresin e AKR-së, në pajtim me Statutin;
  5. Thërret dhe udhëheqë mbledhjet e Këshillit Drejtues të AKR-së,
  6. Propozon kandidatët/et për zgjedhjen e përfaqësuesve/ëve, deputetëve në Parlamentin e Kosovës, kandidatët/et për mandatorë/e dhe anëtarë/e të Qeverisë së Republikës së Kosovës;
  7. Aprovon dhe  refuzon  listën e kandidateve për zgjedhjet në të gjitha nivelet si dhe kryen punë të tjera në pajtim me Statutin.
  8. Presidentit/ës të AKR-së mund t’i pushojë  funksioni edhe para skadimit të mandatit:
    1.                      i.      Sipas vullnetit të tij;
    2.                    ii.      Sipas propozimit dhe vendimit të Kongresit të AKR-së, në pajtim me procedurën e zgjedhjes së tij;
    3.                  iii.      Në rast të paaftësisë për të ushtruar funksionin e vet si dhe në raste të përcaktuara me ligj.
    4. Nëse Presidentit/ës të AKR-së, i pushon funksioni në pajtim me paragrafin 5 të këtij neni, deri në zgjedhjen e Presidentit/ës  të AKR-së, funksionin e tij e ushtron një nga nënkryetarët, por jo më gjatë së  gjashtë  muaj.
    5. Procedurat për kandidim dhe zgjedhjen e Presidentit përcaktohen me Rregulloren për kandidimin dhe zgjedhjen e Presidentit të AKR-së, të miratuar nga Këshilli Drejtues i AKR-së.

 

Neni 24

Presidenti/ja  i/e AKR-së, mund të thërrasë mbledhjen e çfarëdo organi të AKR-së, po qe se vlerëson se thirrja e mbledhjes është e nevojshme.

 

NËNPRESIDENTI/JA

Neni 25

  1. AKR-ja ka tre nënpresidentë të cilët me propozimin e Presidentit  të AKR-së i miraton  Këshilli Drejtues  i AKR-së, me mandat prej 4 (kat[r) vitesh.
  2. Nënpresidentët për punën e tyre  i përgjigjen Këshillit Drejtues të  AKR-së dhe Presidentit të AKR-së.
  3. Presidenti i AKR-së mund të ngarkojë nënpresidentët e AKR-së për kryerjen e punëve lidhur me fusha të caktuara programore, përkatësisht për zbatimin e politikës së AKR-së dhe aktivitetin politik në nivelin shtetëror dhe atë lokal.
  4. Obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat e nënpresidentit/ës përcaktohen me Rregulloren për Obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat e nënpresidentit/ës, të miratuar nga Këshilli Drejtues.

 

SEKRETARI /JA  I/E PËRGJITHSHËM/E  I/E AKR-SË

Neni 26

  1. Sekretarin/ën i/e përgjithshëm/e të AKR-së, e zgjedh Këshilli Drejtues me propozim të Presidentit të AKR-së.
  2. Sekretari/ja  i/e  përgjithshëm/e  i/e AKR-së për punën e tij/saj  i përgjigjet Këshillit Drejtues dhe Presidentit të AKR-së.
  3. Sekretari/ja  i/e  përgjithshëm/e  i/e AKR-së, për nga pozita është  anëtar i Kryesisë së AKR-së
  4. Obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me Rregulloren për Sekretarin e Përgjithshëm, të miratuar nga Këshilli Drejtues.
  5. Sekretari/ja i/e përgjithshëm/e  i/e AKR-së:
    1.                                   i.       Organizon dhe koordinon punën e organeve të AKR-së;
    2.                                 ii.       Është i/e ngarkuar dhe përgjegjës/e për përparimin e strukturës organizative partiake dhe komunikimet brenda partiake
    3.                               iii.       Përgjigjet për realizimin e vendimeve të Presidentit, Kryesisë Qendrore, Këshillit Drejtues;
    4.                                iv.       Merr pjesë në përgatitjen dhe punën e organeve drejtuese të Partisë;
    5.                                  v.       Kryen punë të tjera në pajtim me Statutin dhe vendimet e organeve më të larta të AKR-së.
    6.                                vi.       Me pëlqimin e Presidentit mund të thërrasë mbledhjen e cilitdo trup të AKR-së, po qe se vlerëson se thirrja e mbledhjes është e nevojshme.
    7. Në rastet e mungesës më të gjatë apo të pengesës së sekretarit/ës të përgjithshëm/e, Kryesia e AKR-së zgjedh nga radhët e veta zëvendësin/ën  e tij/ saj, me propozim të Presidentit të AKR-së.

 

SEKRETARI/JA  PËR MARRËDHËNIE  ME JASHTË

Neni 27

  1. Sekretarin/ën  për marrëdhënie ndërkombëtare e propozon Presidenti i AKR-së dhe zgjedhjen e tij e miraton Këshilli Drejtues i AKR-së. Me vendim të Këshillit Drejtues të AKR-së, caktohen  punët dhe detyrat e Sekretarit për marrëdhënie ndërkombëtare.
  2. Sekretari/ja për marrëdhënie me jashtë i/e AKR-së për nga pozita është  anëtar i Kryesisë së AKR-së
  3. Sekretari/ja për marrëdhënie ndërkombëtare organizon, koordinon punën  me subjektet, strukturat, organet, unionet  dhe  partitë jashtë shtetit të Kosovës;
  4. Kryen punë të tjera në pajtim me Statutin dhe vendimet e organeve më të larta të AKR-së.

 

SEKRETARI  ORGANIZATIV  

Neni 28

  1. Sekretari Organizativ emërohet dhe në kushte të njëjta shkarkohet nga Presidenti i AKR-së.
  2. Me vendim të Kryetarit të AKR-së, caktohen punët dhe detyrat e  Sekretarit Organizativ.
  3. Sekretari organizativ për nga pozita është anëtar i kryesisë së AKR-së
  4. Sekretari Organizativ i AKR-së kryen punën profesionale për nevojat zyrtare të Kongresit, Kryesisë, organeve zyrtare, degëve dhe të nëndegëve të AKR-së.

 

GRUPI PARLAMENTAR

Neni 29 

  1. Përfaqësuesit/et e AKR-së  të zgjedhur/a në Kuvednin e Kosovës  e formojnë grupin parlamentar (deputetëve) të AKR-së.
  2. Po qe se nuk ka mundësi të formohet grupi parlamentar  (deputetëve) të AKR-së, përfaqësuesit/et e AKR-së të zgjedhur/a  në Parlamentin e Republikës së Kosovës  do të përpiqen të formojnë grupin parlamentar  (deputetëve) me partinë politike të ngjashme për nga programi apo me përfaqësues/e  (deputetë) të pavarur/a.
  3. Grupi parlamentar i AKR-së nxjerr Rregulloren e punës.
  4. Grupi parlamentar i AKR-së dy herë në vit i paraqet raport Këshillit Drejtues të AKR-së.

 

Neni 30

  1. Përfaqësuesit/et e AKR-së në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe anëtarët/et e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga radhët e AKR-së zbatojnë politikën e Partisë dhe i respektojnë vendimet e organeve qendrore të AKR-së.
  2. Këshilltarët e AKR-së në Kuvendet Komunale  zbatojnë politikën e Partisë dhe i respektojnë vendimet e organeve qendrore të AKR-së dhe të Degës së AKR-së .
  3. Kryetarët/et e Komunës nga radhët e AKR-së si dhe  drejtorët e drejtorive në Komunë  nga radhët e AKR-së,  zbatojnë politikën e AKR-së dhe i respektojnë vendimet e Kryesisë së Degës përkatëse të AKR-së.

 

 

KOMISIONI  STATUTOR DHE STATUSOR

 

Neni 31

 

Komisioni Statutor:

  1. Përbëhet nga 5 anëtarë, të propozuar nga Presidenti   i AKR-së  dhe të zgjedhur nga Këshilli Drejtues i AKR-së për kohëzgjatje të njëjtë me mandatet e organeve të AKR-së, me mundësi të rizgjedhjes si dhe  të shkarkimit  edhe para skadimit të mandatit;
  2. Në pajtim me ligjin, Programin Politik dhe me Statutin e AKR-së, përgatit, dhe organeve kompetente të AKR-së, ju prezanton, propozon dhe ju arsyeton profesionalisht për miratim projekt–vendime dhe projekt–akte juridike  individuale dhe të përgjithshme  të AKR-së;
  3. Në çështje Statutore të debatuara, në procedurë të caktuar, përcakton pikëpamje, qëndrime dhe shpjegime  profesionale të  aplikuara  deri në  interpretimin autentik nga Kongresi i AKR-së;
  4. Jep mendim profesional përkitazi me (mos) ekzistimin e përputhshmërisë ndërmjet dispozitës së aktit juridik të përgjithshëm  ose  të aktit juridik individual me dispozitën  përkatëse të Statutit të AKR-së;
  5. Përcjell dispozitat ligjore, të cilat u referohen akteve juridike të përgjithshme të AKR-së,  dhe
  6. në zbatimin e tyre, përgatit amendamente, të cilat organeve  kompetente   ju propozon  me arsyetime profesionale  për miratim;
  7. Kryen punë dhe aktivitete profesionale të tjera në pajtim me ligjin, Programin Politik dhe me Statutin e  AKR-së,  me  akte dhe me vendime të organeve të AKR-së referuar  çështjeve statutore  në AKR;
  8. Komisioni Statutorë funksionon në pajtim me Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e  Komisionit Statutorë  të AKR-së.

 

SHTABI ZGJEDHOR I AKR-së

 

Neni 32

  1. Shtabi Zgjedhor i AKR-së, sipas propozimit të Presidentit të AKR-së, krijohet me vendim të Këshillit Drejtues  të AKR-së.
  2. Me vendimin nga paragrafi 1 i këtij neni, caktohet numri i anëtarëve të Shtabit Zgjedhor të AKR-së, autorizimet dhe obligimet e Shtabit Zgjedhor të AKR-së.

Shtabit Zgjedhor i skadon mandati, në pajtim me vendimin nga paragrafi 1 i këtij neni.  

 

FORUMET

FORUMI  I  GRUAS

 

Neni 33

  1. Forumi i Gruas së AKR-së  funksionon në  degë dhe në qendër  të AKR-së.
  2. Forumi i Gruas së AKR-së, aktivitetin e vet e ushtron në pajtim me Programin Politik të AKR-së, me synim të përfshirjes së gruas kosovare brenda dhe jashtë Kosovës, në funksion të  realizimit të Programit Politik të AKR-së, posaçërisht, të rregullimit, përmirësimit dhe promovimit të pozitës shoqërore të gruas kosovare. Anëtaret e  Forumit të  Gruas së AKR-së  janë të gjinisë femërore.
  3. Forumi i Gruas së AKR-së, organizohet dhe funksionon në pajtim me Rregulloren për Forumin e Gruas së AKR-së të miratuar nga Kongresi i Forumit të Gruas të AKR-së.
  4. Kryetarja e Forumit të Gruas së AKR-së, sipas pozitës, është anëtare e Këshillit Drejtues dhe e Kryesisë së AKR-së.

 

FORUMI I RINISË

Neni 34

  1. Anëtarët e AKR-së më të rinj se 30 vjet e përbëjnë Forumin Rinor të AKR-së.
  2. Forumi i Rinisë së AKR-së formohet dhe funksionon në degë dhe në qendër të AKR-së.
  3. Forumi i Rinisë së AKR-së, aktivitetin e vet e ushtron në pajtim me Programin Politik të AKR-së, me synim të përfshirjes së të rinjve kosovarë në dhe jashtë Kosovës, në funksion të realizimit  të Programit Politik të AKR-së.
  4. Forumi i Rinisë së AKR-së, posaçërisht angazhohet për rregullimin, përmirësimin dhe  promovimin e pozitës shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, edukative dhe arsimore te të rinjve kosovarë në Kosovë dhe jashtë Kosovës.
  5. Forumi i Rinisë së AKR-së, organizohet dhe funksionon në pajtim me Rregulloren  për Forumin e Rinisë së AKR-së, të miratuar nga Kongresi i  Forumit Rinor të AKR-së;
  6. Kryetari i Forumit të Rinisë së AKR-së, sipas pozitës, është anëtar i Këshillit Drejtues dhe i Kryesisë së AKR-së.

 

FORUMI I PENSIONISTËVE

Neni 35

  1. Forumi i Pensionistëve të AKR-së formohet dhe funksionon në degë dhe në qendër të AKR-së.
  2. Forumi i Pensionistëve të AKR-së:
  3. Angazhohet për implementimin e Programit Politik të AKR-së në kuadër të tij, posaçërisht për
  4. Rregullimin dhe përparimin e pozitës sociale të Pensionistëve në Kosovë;
  5. Angazhohet për ndërtimin e Legjislacionit për Pozitën Sociale të pensionistëve në Kosovë, si dhe për  realizimin e tij në praktikë.
  6. Forumi i  Pensionistëve të AKR-së, organizohet dhe funksionon në pajtim me Rregulloren  për Forumin e Pensionistëve të AKR-së, të miratuar nga Kongresi i  Forumit të Pensionistëve të  AKR-së.
  7. Anëtarët e Forumit të  Pensionistëve të AKR-së janë të moshës mbi 65 vjet.

Kryetari i Forumit të Pensionistëve të AKR-së, sipas pozitës, është anëtar i Këshillit Drejtues dhe i  Kryesisë së AKR-së.

 

 

MJETET FINANCIARE DHE TEKNIKE

 

Neni 36

  1. AKR-ja për ushtrimin dhe realizimin e Programit Politik, të Statutit dhe të Akteve Juridike, të  bazuara në ligj dhe në Aktet Politike dhe Juridike të veta, siguron Mjete Financiare, Materiale dhe Teknike të nevojshme.
  2. Burime të mjeteve nga paragrafi 1 i këtij neni janë:
  3. Anëtarësia
  4. Donacionet legale
  5. Grandet legale
  6. Trashëgimia
  7. Të hyrat nga Buxheti.

Sigurimi, mbajtja, menaxhimi dhe disponimi i mjeteve nga paragrafi 1 i këtij neni, realizohet në pajtim me Rregulloren për Mjetet Financiare, Materiale dhe Teknike të AKR-së.

 

VOTA, VOTIMI DHE VENDOSJA

 

Neni 37

  1. Anëtari i AKR-së ka të drejtë në një votë.
  2. Votimi bëhet:
    1.                             i.     Me aklamacion ose,
    2.                           ii.     Me votim të fshehtë.
    3. Kuorumi për punë në organet e AKR-së, ekziston kur në mbledhje merr pjesë së paku,  2/3 (dy e treta)  e të gjithë anëtarëve të  organit përkatës.
    4. Një vendim quhet i miratuar nëse për këtë vendos shumica e anëtarëve të pranishëm.
    5. Në çështje të caktuar, të cilën organi  përkatës e vlerëson të rëndësisë  se veçantë,  kuorumi për  punë dhe për vendosje mund të definohet edhe me ½ +1 i të gjithë anëtarëve të atij organi.

 

AKTET JURIDIKE TË PËRGJITHSHME

 

Neni 38

  1. AKR-ja organizohet dhe funksionon në pajtim me ligjin dhe me aktet juridike  të saj, të miratuara në procedurë të caktuar.
  2. Kongresi i AKR-së, në procedurë të caktuar, miraton, ndryshon dhe plotëson Statutin dhe në pajtim me Statutin, miraton, ndryshon dhe plotëson rregullore dhe rregulla të caktuara.
  3. Aktet juridike të përgjithshme (rregulloret, rregullat e përgjithshme) në pajtim me Statutin e AKR-së i përgatit  profesionalisht  Komisioni për Akte juridike të Përgjithshme, të  cilin me vendim e formon  Kryesia e AKR-së.
  4. Kryesia e AKR-së, pas shqyrtimit, e përcakton propozimin e  aktit  juridik të përgjithshëm.
  5. Këshilli Drejtues i AKR-së, pas shqyrtimit, e miraton, ndryshon apo e plotëson aktin juridik të përgjithshëm të caktuar;
  6. Puna dhe funksionimi i organeve të AKR-së përcaktohet më rregullore të veçantë, të cilën në procedurë të caktuar e definon organi përkatës dhe e miraton Këshilli Drejtues i AKR-së. Rregullorja, para vendosjes në Këshillin Drejtues të AKR-së shqyrtohet dhe përcaktohet nga Kryesia e AKR-së e cila atë, si propozim i prezanton Këshillit Drejtues të AKR-së.
  7. Programi i AKR-së  është akt politiko-juridik i AKR-së.
  8. Statuti, rregulloret dhe rregullat e AKR-së, janë akte juridike të përgjithshme të AKR-së.
  9. Akti juridik i përgjithshëm i AKR-së, pas miratimit, shpallet dhe hyn në fuqi në ditën e parë  pas shpalljes.

Ndryshimet dhe plotësimet e aktit juridik të përgjithshëm, bëhen në procedurën e njëjtë të miratimit.

 

SEKRETI  I  PUNËS

Neni 39

  1. Sekretin e punës në AKR, e përcakton organi përkatës i AKR-së.
  2. Sekreti i punës ruhet dhe mbrohet në pajtim me ligjin dhe me vendimin për përcaktimin e tij.
  3. Shkelja e Sekretit të punës është shkelje e rëndë e Kodit Etik të AKR-së.

 

MARRËDHËNIET  ME PUBLIKUN

Neni 40

  1. Organet e AKR-së, informimin e anëtarëve dhe të opinionit e realizojnë në pajtim me rregullat dhe më parimet e informimit korrekt, të saktë, të plotë dhe në kohë.
  2. Komunikimet nëpërmjet organeve dhe anëtarëve të AKR-së, zhvillohen në pajtim me Postulatet e Programit Politik, Statutit, të Akteve dhe vendimeve të organeve të AKR-së.
  3. AKR-ja, me qëllim të informimit dhe të komunikimit të rregullt nëpërmjet anëtarëve, organeve të AKR-së  si dhe të AKR-së me publikun, organizon dhe implementon:
    1.                                       i.     Konferenca për shtyp;
    2.                                     ii.     Tryeza;
    3.                                    iii.     Këshillime profesionale;
    4.                                   iv.     Simpoziume;
    5.                                     v.     Seminare;
    6.                                   vi.     Faqe të internetit;

publikime dhe forma bashkëkohore të komunikimeve në media vendase dhe jashtë vendit.

 

 

STATUTI  DHE  AKTET  JURIDIKE  TË  PËRGJITHSHME  TË  AKR-së

Neni 41

 

  1. Statutin e AKR-së, e miraton, ndryshon dhe plotëson Kongresi i AKR-së.
  2. Projektin e Statutit të AKR-së e përgatit Komisioni për Statut, të cilin e formon Kryesia e AKR-së.
  3. Projektin e Statutit të AKR-së e përcakton Kryesia e AKR-së.
  4. Propozimin e Statutit të AKR-së, e përcakton Këshilli Drejtues i AKR-së, të cilin në pajtim  me paragrafi 1 të këtij neni, e miraton Kongresi i AKR-së.
  5. Interpretimin autentik të Statutit  të AKR-së, e bën Kongresi i AKR-së.
  6. Interpretimin e përkohshëm të Statutit të AKR-së, deri në aktin nga paragrafi 5 i  këtij neni, e bën Komisioni për  Çështjet Statutare dhe Statusore i AKR-së.

 

Neni 42

  1. Ndryshimet, plotësimet  si dhe përmirësimet e Statutit të AKR-së, të datës  14 shtator 2013 hyjnë në fuqi  në ditën e miratimit dhe aplikohen nga dita e  tetë  pas shpalljes së Statutit të ndryshuar,  të plotësuar, përkatësisht të  përmirësuar.

 

Neni 43

  1. Në rast të kolizionit të dispozitës ligjore dhe të Statutit të AKR-së, do të aplikohet  dispozita ligjore.
  2. Në rast të kolizionit të dispozitës së Statutit të AKR-së me dispozitën e rregullores, të  rregullës  apo të  vendimit  të caktuar të organit të AKR-së, do të aplikohet dispozita përkatëse e Statutit të AKR-së.

 

 

 

KONGRESI I III-të I PARTISË POLITIKE

“ALEANCA KOSOVA E RE ”

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart