Debat me qytetarë për Zhvillimin Ekonomik dhe Punësimin
30/09/2016

 

Të dashur miq,

Unë si kryetar i AKR-së kam vendosur që të filloj një rrugë të re të ndryshimit. Do të filloj diskutimin me qytetarët e Kosovës, nëpër të gjitha komunat, për të shpalosur dhe për të diskutuar vizionin tim ekonomik të ndryshimit pozitiv të Kosovës dhe për mundësitë që ka vendi ynë për gjenerim të vendeve të reja të punës.

Do ta filloj këtë rrugëtim nga Kamenica me datën 4 tetor për të vazhduar nëpër të gjithë Kosovën.

Gjendja ekonomike dhe sociale në vend çdo ditë po vjen duke u rënduar. Qeverisja e keqe, familjarizmi dhe korrupsioni i lartë e kanë ngulfatur shpresën e rinisë së Kosovës.

Raporti i fundit i Bankës Botërore që evidenton rënien drastike të investimeve të huaja, degresionin ekonomik, rritjen e numrit të papunëve etj, janë paralajmërime serioze për të ardhmën e Kosovës dhe mirqenien e qytetarëve të saj.

Pra, ata që premtuan 200 e 150 mijë vende pune thjesht mashtruan qytetarin e Kosovës, me të vetmin qëllim marrjen e votës dhe uzurpimin e pushtetit.

E mashtruan rininë e Kosovës e cila bredh rrugëve pa para edhe për nevojat më elementare.

Duke parë këtë situatë, unë nuk mund të qëndroj indiferent. Qe një kohë kemi filluar procesin e konsolidimit të AKR-së për ta shëndërruar partinë tonë në një shpresë të re që i nevojitet vendit.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart