250 të rinjë  gjilanas  aderojnë në AKR
08/10/2016

Forumi Rinor  i AKR-së,  me kryetar Aid Berisha sot mbajti konventen punuese, në prani  të mbi 300 të rinjë, ku 250 prej tyre aderuan në AKR.

Këtë konventë e hapi udhëheqësi i kësaj konvente Arianit Ibrahimi, njëherish ish kryetari i Forumit Rinor, dega në Gjilan, i cili tha që me këtë konventë deshmojmë që fuqia e një partie politike matet me suksesin dhe rininë që ka pas vetit, me këtë numer që është sot në sallë tregojmë qartë se Gjilani ka qenë dhe është shtylla kryesore e AKR-së.

Këtë konventë e përshendeti koordinatori   i nivelit qendror të procesit zgjedhor Vesel Makolli i cili duke përshendetur të rinjtë në emer të AKR-së dhe Presidentit Behgjet Pacolli,  potencoj që Rinia duhet të jetë e  lumtur sepse për të ekziston AKR-ja dhe Presidenti Behgjet Pacolli, i cili  po punon me përkushtim të madh në kthimin e dinjitetit të kësaj rinie.

“Aleanca Kosova e Re, ka ekspertizen e nevojshme që të identifikoj dhe zgjidhë problemet e të rinjve, poashtu si parti me vlera liberale është mundesia me e mirë që një i ri të zhvillohet politikisht dhe t’i sherbejë komunitetit dhe vendit” tha Koordinatori  i nivelit qendror të Forumit Rinor të AKR-së Sami Boroci.

Këtë konventë e përshendeti dhe i premtoj mbeshtetje të pa rezervë koordinatori i AKR-së në Gjilan Ismet Hajdini, i cili deklaroj që Rinia e Gjilanit ka traditë të mirë të organizimit, AKR-ja është e hapur për çdo të rinjë dhe se të rinjtë me aderimin e tyre në AKR kanë zgjedhë subjektin më serioz në krye me humanistin dhe njeriun më meritor për të udhëhequr me vendin.

Pjesë e kësaj konvente ishte dhe koordinatorja e forumit të gruas në nivel qendror Mirlindë Gashi, Monitoruesi i procesit zgjedhor të AKR-së Tefik Ibrahimi, Zijadin Geci e Durim Neziri  nga grupi i koordinimit për rini në nivel qendror  etj.

dsc_0039-copy dsc_0039 dsc_0042 dsc_0051

 

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart