
Adeojnë në AKR 14 anëtarë të kryesisë së AAK-së në Fushë Kosovë
29/05/2012
Sot në një konferencë për media të Aleancës Kosova e Re, nënkryetari i partisë z.Vegim Gashi ka prezantuar anëtarët më të ri të AKR-së, të cilët kanë aderuar nga kryesia e degës së AAK-së në Fushë Kosovë, duke përfshirë kryetarin e degës z.Shaban Ademi si dhe 13 anëtarë të tjerë të kryesisë së kësaj dege.
Në fjalën e tij para gazetarëve, z.Shaban Ademi deklaroi se një ndër arsyet kryesore të aderimit të tyre në Aleancën Kosova e Re, është programi i partisë si dhe lideri i saj z.Behgjet Pacolli, duke shprehur kështu admirim për punën e pandalshme të z. Pacolli në forcimin e shtetit të Kosovës, e vecanërisht në lobimin për njohjen e pavarësisë së vendit.
Ndërkaq, znj.Myzejene Selmani, duke ju dwshiruar mireseardhje anwtareve te ri, theksoi se Aleanca Kosova e Re është e hapur për të gjithë njerëzit e vullnetit të mire të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në ngritjen e mirëqenies dhe standardit të jetës së qytetarëve të Kosovës.
Kalimi i 14 prej 17 anëtarëve të kryesisë së AAK-së në Fushë Kosovë, në partinë e drejtuar nga z.Behgjet Pacolli, ka ardhur si rezultat i ofrimit të mundësive dhe hapësirave të mëdha për të kontribuar në proceset politike në vend.
Konsolidimi i degës së AKR-së në Fushë Kosovë, ka ardhur pas vendimit që kohë më parë pati marrë
Këshillit Drejtues i AKR-së, për ristrukturimin e degës së partisë në këtë qytet konform të kryesisë së degës së AKR-së në Fushë Kosovë.
Emrat e anëtarëve të AKR-së, të cilët kanë kaluar nga Kryesia e Deges së AAK-së në Fushë Kosovë në Aleancën Kosova e Re:
1. Shaban Ademi – pedagog (Ish Kryetar i Degës së AAK-së në Fushë Kosovë – asambleist
2. Zeqir Osmani – ekonomist
3. Misin Emini – teknik i ndërtimtarisë
4. Mirlinda Qyqalla – Zedhenese ne QKUK – asambleiste
5. Violeta Jashanica – Farmaciste
6.Lumturije Hajrullahu – Juriste
7. Hasan Ismajli – afarist
8.Ahmet Mehmeti – inxhinier i bujqesisë
9. Sherif Veseli – Inxhinier i bujqesisë
10. Ahmet Grajqevci – comercialist
11. Kadri Abdullahu – afarist
12.Pajazit Veseli – afarist
13. Arif Shabani – Gjuhë dhe lëtërsi