AKR demanton dorëheqjet
11/08/2016

Aleanca Kosova e Re demanton lajmin për dorëheqje nga forumi i gruas në degën e saj në Pejë.
Ashtu siç është i njoftuar opinioni publik AKR-ja është në proces të brendshëm zgjedhor. Në qytetin e Pejës nuk janë mbajtur ende zgjedhjet dhe rrjedhimisht ende nuk ka struktura udhëheqëse. Personat që mund të largohen gjatë procesit zgjedhor i shërbejnë shumë riorganizimit të partisë dhe janë tregues i qartë se tanimë procesi i filtrimit të individëve që angazhohen në parti është duke funksionuar.
AKR-ja gjatë procesit të saj zgjedhor është duke gjetur një mbështetje të gjerë në gjithë Kosovën.
AKR-ja po shihet si e vetmja alternativë për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë politike, ekonomike dhe sociale.

 

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart