AKR është krenare me z.Mimoza Kusari-Lila
18/03/2016

Jam krenar që AKR ka nxitur, ka mbështetur, është përfaqësuar dhe përfaqësohet nga zonja Mimoza Kusari-Lila.

Si po e dëshmon ajo edhe para një audience të respektuar në SHBA, me ftesë të ish sekretares së shtetit Madlen Ollbrajt, Mimoza nuk është vetëm një shembull për Gjakovën, por për gjithë Kosovën, madje dhe më gjerë, me atë çfarë ka bërë. E para kryetare komune femër në historinë e Kosovës së re.

Më ka prekur rikujtimi i peripetive që ajo ka hequr gjatë dy fushatave zgjedhore. Ne i kemi harruar ndoshta, por ato janë dëshmia ende e freskët e vështirësive që ka një grua dhe një i ri për të ecur para në karrierë, në Republikën e Kosovës.

Jam krenar që AKR ka ofruar një shembull si Mimoza! Ne do të vazhdojmë të mbështesim karrierën e të rinjve dhe të rejave në politikë! AKR ka qenë gjithmonë partia që është votuar më së shumti nga të rinjtë dhe gratë!

 

Behxhet Pacolli

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart