AKR inicon pastrimin e fshatit Çabiq të Klinës nga deponitë ilegale të bërllogut
17/03/2014

Duke e pare ambientin e degraduar jashtë mase, sidomos në vendbanimet që kanë qenë të shkatërruara nga lufta, me mbeturina të shtëpive të djegura dhe në mungesë të kontejnerëve dhe shërbimeve komunale të pastrimit, si në rastin e fshatit Çabiq, Kryetari i degës së AKR-së në Klinë z.Avni Gashi, I cili është edhe asambleist në Kuvendin Komunal të Klines, ka inicuar projektin për pastrimin e fshatit nga deponitë ilegale të bërllogut.

Edhe pse është obligim I Komunës, respektivisht shërbimeve komunale që të kujdesen për ambientin dhe të gjejnë zgjidhje për pastrimin e mbeturinave, por fatkeqësisht Komuna e Klinës ka prioritete të tjera si p.sh. furnizimin e stafit politik me Iphon 5-S.

Avni Gashi I është drejtuar banorëve të fshatit për përkrahje me punë vullnetare,  ndërsa për shpenzime të derivateve për mjete motorike I është drejtuar fondacionit “Behgjet Pacolli” ku ka gjetur përkrahje të parezervë nga te dy palët.

Këtij aksioni I janë përgjigjur më shumë se 60  vullnetar me fuqi punëtore dhe traktora, ndërsa të shtunën, me 15.03.2014, kanë arritur të largojnë të gjitha mbeturinat nga deponitë ilegale të fshatit, duke I vendosur  ato në një vend të përshtatshëm ku pastaj janë mbuluar dhe rrafshuar.

Pas ketij aksioni të shumëpritur dhe të përfunduar me sukses, banorët kërkojnë nga komuna e Klinës:

 

  1. Sigurimin e kontejnerëve të mbeturinave për të gjitha lagjet e fshatit dhe pastaj ndermarrja përkatese të merret me largimin e mbeturinave
  2. Sigurimin e një hapësire për hudhjen e mbeturinave

 

 

 

 

 

 

                                                                                                                         

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart