AKR-ja apel institucioneve: Përkraheni Agim Bahtirin
11/08/2016

Aleanca Kosova e Re, mbështet fuqishëm përpjekjet e kryetarit të Mitrovicës z. Agim Bahtiri për zgjidhjen e problemit të Urës së Ibrit, problem ky i krijuar që nga pas lufta.

Ne vlerësojmë lartë angazhimin e faktorit ndërkombëtar, BE-së dhe SHBA-së, të cilët po ndihmojnë në përafrimin e qëndrimeve dhe arritjen e marrëveshjes ndërmjet palëve.
AKR-ja inkurajon z. Bahtiri që të vazhdojë me përkushtim si gjithnjë në zgjedhjen e këtij problemi.
Cilado zgjidhje që ofrohet, për kufijtë administrativë, duhet të jetë në harmoni me pakon e Ahtisaarit (mbi bazën e së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës) dhe kërkesat e banorëve të Mitrovicës, rrugë të cilën po e ndjek edhe kryetari i Mitrovicës z. Bahtiri.
Në këtë kontekst, AKR-ja kërkon edhe nga institucionet e Kosovës që ta mbështesin dhe ndihmojnë angazhimin e Bahtirit në zgjidhjen e këtij problemi shumë të ndjeshëm për vendin.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart