AKR-ja gjenë mbështetje edhe nga gratë e Vushtrrisë
11/08/2016

Forumi i Gruas së Aleancës Kosova e Re e mbajti edhe takimin e radhës më gra nga komuna e Vushtrrisë për organizimin e forumit të gruas në këtë komunë. Nga kjo mbledhje koordinatore u zgjodh Mirjeta Salihu e cila së bashku me gra të tjera shprehu gatishmëri të lartë për të punuar në organizimin e forumit të gruas në Vushtrri, duke shfrytëzuar AKR-në si e vetmja alternativë për të luftuar të këqijat që i ka kapluar vendi por edhe për të u dhënë grave vendin e merituar në qeverisje.

Nga qendra e AKR-së në këtë takim mori pjesë edhe koordinatorja e forumit të gruas për Kosovën Mirlindë Gashi, bashkëpunëtorja për forumin e gruas Fitore Ajeti, dhe koordinatori nga qëndra për Vushtrri Nasuf Aliu.

Këto takime dhe organizime po ndodhin në vazhdën e procesit të brendshëm zgjedhor të AKR-së, ku kjo e fundit u bënë thirrje të gjithë atyre që nuk pajtohen me gjendjen në të cilën është Kosova, dhe deshirojnë ta ndryshojnë këtë gjendje, këtë hapsirë mund ta gjejnë brenda AKR-së, por dhe duke u bërë pjesë edhe e procesit të brendshëm zgjedhor.

13645288_1133241040051519_4333557207211861991_n

13707609_1133240960051527_2745448666650220167_n

13718741_1133241466718143_7772829431320011719_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart