
AKR-ja konsolidohet furishëm edhe në Viti
14/11/2016
Me mbi dhjetë nëndegë të krijuara për një kohë shumë të shkurtër dhe me dhjetëra të tjera në proces, Vitia është duke përkrahur dhe duke iu bashkuar alternativës së vetme në vend, Aleancës Kosova e Re.
Atje për një vizitë sonte ishte Kryesuesi i Grupit Koordinues për zgjedhjet e brendshme në AKR, z. Vesel Makolli, i cili u njoftua mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të AKR-së për këtë komunë.
Makolli, u premtoi vitiasve se do ta kenë mbështetjen e presidentin Behgjet Pacolli, të tij dhe të qendrës, në çdo aktivitet të tyre.
“Së bashku do të krijojmë një bashkim të fuqishëm për ta implementuar planin ekonomik të presidentit Pacolli, dhe do t’i japim një alternativë Vitisë dhe gjithë Kosovës, për të dalë nga kriza e thellë politike, ekonomike dhe sociale”, ka thënë Makolli.
AKR-ja është në procesin e brendshëm zgjedhor, proces ky i cili po mbahet me shumë sukses, ku cdo ditë po i bashkohen qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës.