AKR-ja përkrahet gjerësisht edhe në fshatrat e Prishtinës
12/08/2016

Të dielën filloi konsolidimi i strukturës së AKR-së në fshatërat e Prishtinës. Në shkollën fillore “Ali Kelmendi” në fshatin Barlievë u mbajt kuvendi zgjedhor inëndegës së këtij fshati.

Kuvendin e udhëhoqi Koordinatori i Degës së Prishtinës, Valon S Berisha, ndërsa përfaqësues nga Komisioni Monitorues i Zgjedhjeve në AKR, ishte Nuredin Xhemajlaj.

Kuvendin e përshëndetën, drejtori për kulturë, rini dhe sport në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja si dhe asamblesitët e AKR-së në Komunën e Prishtinës,Mirlinda A. Sopi dhe Sami Borovci.

Pas verifikimt të delegatëve nga komisioni verifikues filloi procesi zgjedhor i kuvendit të nëndegës “Barileva”. Kuvendi me shumicë votash zgjodhi kryetarin dhe kryesinë e nëndegës.

Për kryetar të nëndegës kandiduan 2 delegatë, Patrik Shala dhe Avni Gashi.

Pas votimit të fshehtë “një anëtar, një votë” kryetar i nëndegës “Barileva” – Dega Prishtinë, me 15 vota u zgjodh Avni Gashi, ndërsa kundërkandidati, Patrik Shala, mori 7 vota.

Kryetari i sapozgjedhur i propozoi Kuvendit kryesinë e re në përbërje të Ragip Kurti, nënkryetar, Mensur Gashi, nënkryetar dhe Jeton Shala, sekretar.

Anëtar të kryesisë u zgjodhën, Albin Shala, Lulzim Shala, Hysni Kurti, Vehbi Gashi, Besart Gashi, Xhafer Leci dhe Maliq Berisha. ‪#‎akrprishtine‬

13891878_1011829012271300_8997090877039209385_n

13900359_1011829402271261_5005212882950025068_n

13920627_1011829008937967_3360133325984017689_n

13920879_1011829055604629_2997225262448995349_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart