AKR-ja zgjedh Kryetarët e degëve në Klinë dhe në Pejë
07/02/2017

Në vazhdën e procesit të brendshëm zgjedhor, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot dy Kuvende të degëve, së pari në Klinë, pastaj edhe në Pejë.

Kuvendi zgjedhor i degës së AKR-së në Klinë, u mbajt në prani të një numri të madh të simpatizantëve të partisë. Në Kuvend morën pjesë edhe mysafirë të shumtë nga strukturat qendrore të partisë.

Në këtë Kuvend Zgjedhor të degës së Klinës, të pranishëm ishin 110 delegatë, të cilët nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash, Kryetar të degës së AKR-së në Klinë zgjodhën Avni Gashin.

Kuvendi më pas zgjodhi edhe Kryesinë e saj, të përbërë nga 14 anëtarë.

Aleanca Kosova e Re më pas ka mbajtur edhe Kuvendin e degës në Pejë, ku të pranishëm ishin 174 delegatë, ndërsa punimet e Kuvendit i hapi koordinatorja Aferdita Grapci, e cila e prezantoi punen e degës në pika të shkurtëra dhe shpalosi planet e AKR-së për zgjidhjen e problemeve të shumta që i shqetësojnë qytetarët e Pejës.

Në mesin e mysafirëve të shumtë, i pranishëm në Kuvend ishte edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Presidenti Pacolli, në fjalën e tij para qytetarëve të Pejës, fillimisht i përgëzoi ata për rezultatet e treguara gjatë këtij procesi zgjedhor. Ai foli edhe për përfaqësimin jo të denjë që i është bërë qytetarëve të Kosovës nga institucionet qeverisëse, duke i akuzuar këto të fundit për papërgjegjësi.

“Qeveria në krye me Aleancën Kosova e Re, nuk do t’i ketë 19 ministri. Plan-programi ynë, në rend të parë i vë qytetarët e Kosovës, mirëqenien dhe perspektivën e tyre. Me AKR-në, instutucionet do të përfaqësohen vetëm nga njerëzit e ndershëm dhe që e duan punën”, ka shtuar Pacolli.

Presidenti i AKR-së ka thënë tutje se me rritjen ekonomike të planifikuar me program të AKR-së, do të krijohen deri ne 80 mijë vende pune çdo vit. “Këtë do ta bëjmë sepse e kemi planifikuar dhe dimë ta bëjmë. Ne jemi njerëz të punës, jemi njerëz të cilët me punën tonë kemi treguar rezultat, kjo është ajo çfarë i duhet Kosovës”, ka theksuar ndër të tjera i pari i AKR-së.

Pas fjalimit të Presidentit, Kuvendi i ka vazhduar punimet, duke i prezantuar tre kandidatë për kryetar të degës së AKR-së në Pejë.

Pas procedurave të votimit, me shumicë votash Kryetar i degës së AKR-së në Pejë rezultoi, Xhevdet Krasniqi, ndërsa Kuvendi zgjodhi pastaj edhe Kryesinë e degës.

klina1 klina peja1 peja

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart