AKR liron nga detyra znj. Shkurte Berisha e cila nga shtatori ka mbajtur detyrën e kryetares së FG dega në Prishtinë
27/11/2016

AKR liron nga detyra znj. Shkurte Berisha e cila nga shtatori ka mbajtur detyrën e kryetares së Forumit të Gruas, dega në Prishtinë.

Aleanca Kosova e Re, duke u bazuar në statutin dhe rregulloret në fuqi, ka marrë vendim që të lirojë nga detyra znj. Shkurte Berisha, e cila që nga shtatori i këtij viti, ka qenë në pozicionin e kryetares së forumit të gruas, dega në Prishtinë.
Arsyeja e marrjes së këtij vendimi konsiston në mospërmbushjen e obligimeve dhe detyrave që e ngarkojnë secilin person që mban pozicion udhëheqës në strukturën hierarkike të partisë.
Që nga shtatori kur ka marrë detyrën, zonja Berisha ka dështuar që ta konsolidojë Këshillin Drejtues dhe të fillojë me aktivitete, përkundër faktit se për arritjen e këtij objektivi i janë zgjatur disa herë afatet.
Edhe përkundër shumë kërkesave të Këshillit Koordinues për zgjedhjet e brendshme të AKR-së, znj.Berisha ka vepruar në mënyrën e vet duke mos përfillur as minimumin e rregullave që përshkruhen nga statuti i partisë.
Pozita udhëheqëse e Forumit të Gruas, dega në Prishtinë, sipas rregullores i kalon nënkryetares së parë, znj. Mirlindë Gashi, deri në mbajtjen e Kuvendit të Forumit të Gruas.

AKR e falënderon znj. Berisha për angazhimin.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart