AKR nderon të rënët e Prekazit heroik
06/03/2017

Koordinatori i zgjedhjeve në AKR Vesel Makolli së bashku me Forumin e Gruas dhe atë Rinor me rastin e përvjetorit të rënies heroike të familjes Jashari dhe të rënëve tjerë në epopenë e Prekazit, bëri homazhe tek memoriali në Prekaz.

AKR vlerëson lartë veprën sublime të familjes Jashari dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari, familje kjo që i ndërrojë rrjedhat historike dhe ndërtoj themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës .
Marsi për shqiptarët nuk është vetëm muaj i ringjalljes së natyrës dhe jetës, por është edhe muaji i sakrificës sublime, betejave triumfuese e fitoreve të mëdha, dhe i lirisë e demokracisë së pritur me shekuj.

Lavdi të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

vizita 1 vizita

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart