AKR nderon viktimat e masakrës së Reçakut
07/02/2017

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli së bashku me përfaqësues tjerë partiak nga niveli qëndror dhe lokal në Shtime, me rastin e përvjetorit të 18-të të masakrës së Reçakut, ku u bë edhe zbulimi i shtatores së ish ambasadorit të OSBE-së në Kosovë William Walker, bënë homazhe tek varrezat e të rënëve në këtë masaker, duke kujtuar viktimat e gjenocidit serb i cili tronditi botën dhe zgjoj ndërgjegjen e bashkësisë nderkombëtare për tëintervenuar në Kosovë, falë punës së madhe edhe të ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, mikut të madh të Kosovës.

AKR vlerëson lartë kontributin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke kërkuar nga institucionet që amaneti i tyre për shtet funksional të realizohet dhe shteti ynë të kujdeset për një jetë dinjitoze për të gjithë ata që i humbën më të dashurit e tyre në luftën e fundit.

reqaku2 reqaku reqaku1

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart