AKR-NË E VIZITOI ISH-KËSHILLTARI I BAN KI MOON, AHMED SHAHED
16/06/2015

Aleanca Kosova e Re është vizituar sot nga profesori Ahmed Shahed bashkë me 30 student nga Univerziteti i Londrës.

Në Aleancën Kosova e Re i priti Anëtari i Kryesisë dhe njëkohësisht Koordinator i AKR-se Shefki Abdullahu ku i njoftoi ata me funksionimin struktural të partisë dhe programin e saj, politik bazuar në aktualitetet e zhvillimeve të përgjithshme politike dhe për shume çështje tjera në lidhje me proceset politike dhe integruese në Kosovë dhe Ballkan.

Ahmed Shahed ishte ministër i punëve të jashtme të Maldiveve, këshilltar politik i Sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara , Ban Ki Moon.

Sa ishte ministër i jashtëm i Maldiveve, ai dha një kontribut të madh në bashkëpunim me Presidentin e AKR-së Behgjet Pacollin për shumë njohje të cilat i kanë ardhur Kosovës dhe njëkohësisht vazhdon të jetë lobues shumë i madh për Kosovën në vendet të cilat ende nuk e kanë njohur atë.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart