AKR në Podujevë mban Kuvendin e Forumit të Gruas
13/02/2017

Dega e AKR-së në Podujevë sot ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas.

Punimet e Kuvendit i hapi kryetari i degës Mahmut Rexhepi i cili duke numëruar dështimet e qeverisjes lokale në këtë qytet deklaroi se me AKR-në gratë do të kenë vendin e merituar në shoqëri.
“Ka ardhur koha që bashkërisht të punojmë për një mirëqenie sociale me të mirë për të gjithë. Me AKR-në vjen fuqizimi dhe emancipimi i femrës në shoqëri, shtoi nder të tjerash kryetarja e forumit të gruas së AKR-së në nivel vendi Mirlindë Gashi.
Në emër të Presidentit Behgjet Pacolli delegatet i përshëndeti dhe i dha mbështetje koordinatori i zgjedhjeve në AKR Vesel Makolli i cili tha që në AKR gratë do të jenë çdo herë pjesë e vendimmarrjes dhe proceseve të rëndësishme të shtetndertimit.

Kuvendi më pas në prani të 80 delegateve zgjedhi strukturat udhëheqëse të këtij forumi, ku me shumicë votash kryetare u zgjodh Albulena Gashi, nënkryetare Teuta Bekteshi e Pranvera Breznica, sekretare Arjeta Fetahu si dhe Kryesia prej 11 anëtareve.

podujeve1 podujeve

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart