AKR në Viti themelon edhe Forumin e Gruas
13/02/2017

Aleanca Kosova e re dega në Viti mbajti kuvendin zgjedhor të forumit të gruas, në prani të 140 delegatëve dhe dhjetëra musafirëve.

Kuvendin e hapi koordinatori i degës në Viti Betim Shaqiri i cili e cilësoj forumin e gruas si shtyllë të degës në këtë qytet, ku çdo herë do të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe përfaqësimit në instancat më të larta partiake në nivel lokal dhe qendror.

Në emër të Presidentit Behgjet Pacolli delegatet i përshendeti dhe i garantoj mbeshtetje koordinatori i zgjedhjeve në nivel vendi Vesel Makolli i cili tha që me AKR-në dhe qeverisjen e saj llogaridhënëse Kosova do të shënojë rritje ekonomike mbi 10%, e kjo falë punës dhe eksperiencës edhe të Presidentit Pacolli.

Edhe kryetarja e forumit të gruas në nivel vendi Mirlindë Gashi kishte ardhur në kuvend zgjedhor për t’i inkurajuar gratë që të jenë aktive në mbrotjen e të drejtave të tyre dhe që zëri i tyre të ndegjohet në qeverisjen lokale dhe qendrore.

Kuvendi më pas me shumicë votash kryetare të këtij forumi zgjedhi Hydajete Shaqiri, nënkryetarë Vjollca Sylejmani e Rrezarta Lubishtani, sekretare Valdrina Ramadani si dhe kryesinë prej 11 anëtarëve.

Në fund të kuvendit kryetarja e sapo zgjedhur duke falënderuar delegatet për besimin e dhënë deklaroj që Kosova e meriton një qeverisje tjetër siç e ofron AKR-ja dhe presidenti Pacolli.

viti2 viti viti1

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart