AKR po fuqizohet pandalshëm në tërë Gjilanin
07/02/2017

Aleanca Kosova e re dega në Gjilan mbajti kuvendin zgjedhor në lagjes “Kodra e Dëshmorëve II”..

Punimet e kuvendit i hapi Nënkryetari i parë i Degës z.Nuhi Nuhiu, ku mes tjerash i uroj mirseardhje të gjithë aderuesve të rinjë që zgjedhën AKR-në si subjektin më të besueshëm në skenën politike të vendit.
“Ne jemi e vetmja shpresë në sytë e qytetarëve që besojnë se do ta bëjmë ndryshimin e kësaj gjendje të mjeruar thuajse në çdo nivel të jetës, kemi udhëheqësin z.Behgjet Pacolli i dëshmuar ndërkombëtarisht për sukseset e tij në sferën e biznesit dhe që e dinë se si të dilet nga kjo gjendje dhe është i vetmi lider Kosovar që i ka ofruar qytetarit programin ekonomik për zhvillimin e vendit, hapjen e vendeve të punës, rritjen e investimeve ndërkombëtare, mirëqenie më të mirë sociale për të gjithë, të gjitha këto ne na favorizojnë karshi të tjerëve”, deklaroj para anëtarëve z. Nuhiu.
Moniturues nga qendra ishte z.Tefik Ibrahimi, i cili iu drejtua të aderuarve duke i garantuar që keni bërë përzgjedhjen e duhur sepse AKR me Presidentin Behgjet Pacolli shumë shpejt do të jetë në udhëheqje të vendit, është koha e fundit që qytetarët të kuptojnë se kah të radhiten dhe në kë të besojnë, kjo dëshmohet edhe sot këtu me pjesmarrjen e juaj.
Delegatë e kuvendit me aklamacion zgjedhën për Kryetar z.Ismet Halilin, po ashtu u miratua me shumicë votash edhe kryesia e prezantuar nga kryetari që do ta udhëheqin lagjen “Kodra e Dëshmorëve II” në emër të AKR-së.
1. Ismet Halili -Kryetar
2. Liridona Zymeri- Nënkryetar
3. Halil Halili- Nënkryetar
4. Abedon Selmani- Sekretar
5. Bekim Daku- Anëtar i Kryesisë
6. Afrim Haliti- Anëtar
7. Dashnim Ibrahimi – Anëtar
8. Kujtim Islami- Anëtar
9. Endrit Arifi- Anëtar
10. Avdullah Zymeri- Anëtar
11. Ilir Halili- Anëtar.

gjiklan1 gjilan

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart