AKR po ecën mirë
29/04/2016

Miqtë e mi, pas disa javësh punë intensive ju informoj se AKR ka hyrë në procesin e zgjedhjeve dhe punët po ecin sipas planit. AKR është duke u reformuar në të gjitha aspektet dhe jam shumë i lumtur që në AKR janë duke aderuar njerëz të sinqertë, njerëz puntorë dhe profesionistë.

Jam i bindur që AKR do të fitojë konsensin e gjerë të popullatës së Kosovës si parti e vetme që ofron perspektivë për qytetarët e vet.

Mos harroni, miq të dashur, se nëse ne udhëheqim me qeverië e Kosovës do të arrijmë rritje ekonomike, çdo vit mbi 12 % duke krijuar perspektivë e mundësi të konsiderueshme për punësim.

Në mënyrë progresive do të rriten të hyrat buxhetore dhe të ardhurat për kokë banori. Kosovën do ta bëjmë shtet dinjitoz që do ta duan qytetarët e vet, do të gëzojë respekt nga të gjithë dhe nuk do të jetë objekt talljeje për armiqë tanë siç po ndodh tani. Këtë do ta arrijmë së bashku, pa asnjë dilemë se ne e duam punën dhe suksesin të cilin dimë më së miri ta bejmë.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart