
AKR prezanton kandidatin për kryetar të Ferizajt, z.Ramadan Hasani
29/05/2012
Në pajtim me statutin e Aleancës Kosova e Re dhe me pëlqimin e të gjitha strukturave të partisë, Presidentin, Kryesinë e Degës dhe Kryesinë Qëndrore, shpallim kandidaturën e z.Ramadan Hasani për Kryetar të Komunës së Ferizajt.
Z.Hasani është kryetar dege dhe njëherit zëvendës ministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Aleanca Kosova e Re, i beson suksesit të z.Hasani dhe jëmi të bindur që këmi zgjedhur kandidaturën më të mirë që sot ka qyteti i Ferizajt.
Z.Ramadan Hasani është i diplomuar për ekonomi, ndërmarrës i suksesshëm dhe njëherit aktivist politik për 20 vite, jo vetëm në komunën e Ferizajt por edhe në nivel të Kosovës. Aleanca Kosova e Re beson lartë në figurën e Tij politike dhe profesionale dhe ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të Ferizajt, t`i bashkohen z.Ramadan Hasani në misionin e tij për të ndërtuar një Ferizaj ku punohet dhe jetohet si në Evropë.
Biografia e z.Ramadan Hasani
I lindur më 07 qershor 1953 në Ferizaj
Studimet themelore:
Shkolla e Mesme – Gjimnazi në Ferizaj
Fakulteti Ekonomik- Drejtimi Zhvillimi Ekonomik ( Prishtinë)
Përvojë pune:
– Puna e parë profesor në Shkollën Ekonomike në Ferizaj,
-Udhëheqës i investimeve, planit dhe analizës në Ndërrmarjen “VINEX” Viti,
-Drejtor i Ndërrmarjes “ VINEX” në Viti nga viti 1984-1988
-Nga viti 1990 pronar i Ndërrmarjes “ NERA IMPEX” në Ferizaj,
-Nga viti 2001 pronar dhe Drejtori i Ndërrmarjes”NERAKOND” në Ferizaj,
-Anëtarë i Këshillit drejtues i OEK një mandat,
-Anëtarë i Bordit Këshilldhënës i Institutit “ RIINVEST” në Prishtinë,( një mandat)
-Aksionar dhe anëtarë i Bordit i Bankës për Biznes në Prishtinë, (një mandat)
Karriera politike:
Anëtarë i Këshillit iniciues për formimin e AKR-së, themelues
dhe kryetar i degës së AKR-së në Ferizaj, anëtarë i kryesisë qëndrore të AKR-së. Asambleist në dy mandatet e fundit i Kuvendit Komunal në Ferizaj në mandatin aktual, edhe zëvendës kryesues i K.K. në Ferizaj.