
AKR: Qeveria nuk po përmbush kriteret për liberalizim të vizave
21/06/2010
Prishtinë, 21.06.2010 – Aleanca Kosova e Re, përshëndet fuqishëm rezultatet e suksesshme të partive liberal demokrate në zgjedhjet e fundit në disa shtete të bashkësisë evropiane që kanë ndikim të madh në politikbërjen evropiane siç janë Anglia, Gjermania dhe së fundi Holanda .
Ardhja e partive liberal-demokrate në pushtet, në shtetet e ndryshme të Evropës si në Holandë, ku Partia VVD (Volkspartij voor Vrijheid en Demokratike), e cila ka dalë partia me rezultatet më të larta në zgjedhjet e fundit në Holandë dhe Kryeministri i ardhshëm i Holandës do të jetë radhët e kësaj Partie, do të shfrytëzohet nga AKR-ja që shteti i Republikës së Kosovës të bëhet sa më shpejt pjesë integrale e Unionit Evropian dhe që ardhmëria evropiane e qytetarëve të Kosovës të bëhet realitet.
AKR-ja ka ndërtuar raporte të shkëlqyera me partitë Liberal – Demokrate Evropiane, duke u profilizuar në vlerat liberal-demokrate si anëtare e ELDR-it që ka një ndikim të madh në parlamentin evropian me 74 deputet si dhe 8 (tetë) EU Komisionerë, prandaj ne do ti shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet dhe lidhjet për të përshpejtuar integrimet evropiane të shtetit tonë në mënyrë që liberalizimi i vizave për qytetarët të Kosovës të bëhet sa më shpejt realitet.
Liberalët e shohin demokracinë si mjet për të mbrojtur lirinë e qytetarëve dhe në qendër të filozofisë politike të konceptit liberal, është individi.
AKR –ja thekson se dukuritë negative që janë të pranishme në Kosovë siç korrupsioni, mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe monopolet ekonomike do të jenë barriere për integrimin e Republikës së Kosovës në Unionin Evropian dhe realizimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave .
AKR-ja është alternativë e vetme politike që dukuritë e lartpërmendura do t’i luftojë pakompromis dhe qytetarët e Kosovës janë të bindur në pastërtinë vepruese, programore dhe shtetformuese të AKR-së.
Gëzim Mehmeti
AKR -Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë
Ndërkaq, Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i VVD-së, z. Ole Heil, shprehu mbështetjen e Partisë së tij për AKR-në, duke vlerësuar se AKR-ja është një parti që lufton për të mirën e vendit të vet, veçanërisht në aspektin e integrimit të Kosovës në Strukturat Evropiane.
Ai tha se Kosova është një vend me nivel të lartë të korrupsionit dhe mungesa e funksionimit të ligjit është një ndër problemet kryesore për integrimin e Kosovës.
Z. Heil tha se Partia e tij duke qenë tashmë në pushtet dhe duke pasur postin e Kryeministrit nga radhët e saj, do ta ketë shumë më të lehtë ta mbështesë Kosovën në proceset e integrimit të saj. Ai tha se partitë liberal-evropiane dëshirojnë t’i ndihmojnë Kosovës dhe bashkëpunimi me AKR-në do të jetë në këtë drejtim dhe në drejtim të avancimit të vlerave liberal-demokratike në Kosovë, u shpreh Ole Heil, Sekretar për marrëdhënie me Jashtë i VVD-së.
Ole Heil
VVD – Holandë
Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë