AKR vazhdon fuqizimin në Gjilan
13/02/2017

Po vazhdon shtrirja nëpër të gjitha vend’banimet e qytetit, proces ky që Dega e AKR-së në Gjilan e ka prioritet të vazhdueshëm shtrirjen dhe zgjerimin e saj në të gjitha lagjet, fshatrat, ku ka interesim për AKR dhe dëshirë që të bëhen pjesë e jona, gjë që po dëshmohet në vazhdimësi se përkrahja dhe mbështetja po rritet çdo herë e më shumë, populli është duke e kuptuar se jemi e vetmja alternativë për zhvillim ekonomik, jemi të vetmit që përqojmë sinqeritet dhe transparencë në çdo hap që bëjmë, dhe se vizioni i Presidentit Behgjet Pacolli për ndryshimin e vendit dhe daljen nga kjo gjendje është më i besueshmi në vend.

Në vazhdën e themelimit të nëndegëve u mbajt edhe kuvendi zgjedhor në fshatin Dobërçan, ku u zgjodhën strukturat udhëheqëse.
Punimet e kuvendit i hapi Kryetari i Degës z.Ismet Hajdini, kurse moniturues nga qendra ishte z.Tefik Ibrahimi.

Delegatët e pranishëm me aklamacion e votuan për Kryetare znj.Arlinda Maliqi, dhe gjithashtu votuan dhe kryesinë e prezantuar nga Kryetarja, e cila i falenderoj të gjithë bashkëvendasit për mbështetjen që i dhanë dhe besimin që ajo të merrë këtë përgjegjësi mjaftë domethënëse, të cilën do ta kthej me punë në të mirë të Dobërçanit në të ardhmen.

Kryesia e ngushtë e zgjedhur ;

1. Arlinda Maliqi Kryetare
2. Alban Selishta Nënkryetar
3. Lemane Aliu Nënkryetar
4. Adem Foniqi Sekretar

gjilan1 gjilan

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart