- Ballina
- Lajmet
- Programi
-
AKR
Aleanca Kosova e Re
- AKR NË QEVERISJE
- PRESIDENTI
- GALERIA
- ALDE

AKR vlerëson dorëheqjen e Presidentit të Republikës së Kosovës
28/09/2010
AKR vlerëson aktin e dorëheqjes së Presidentit në respektim të vendimit të Gykatës Kushtetuese, e cila mori vendim që Presidenti i Kosovës me mbajtjen e dy posteve ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
AKR kërkon nga ushtruesi i detyrës së Presidentit mbi bazë kushtetuese, që urgjentisht të fillojë konsultat me të gjitha subjektet politike në vend.
Situata e fundit e krijuar pas dorëheqjes së presidentit, sipas AKR-së, mund të tejkalohet vetëm me zgjedhje të parakohshme të cilat do të krijonin një legjitimitet të ri të institucional në Kosovë.
Kryesia e Aleancës Kosova e Re