AKR zgjedh strukturën udhëheqëse edhe në Malishevë
21/02/2017

Aleanca Kosova e re suksesëshëm po e përmbyll procesin e mbrendshëm zgjedhor, ku në Malishevë u mbajtë kuvendi zgjedhor i degës.

Punimet e kuvendit i hapi koordinatori i degës Besnik Berisha i cili prezantoj punën e degës në shtrirjen e AKR-së në këtë qytet.

Kuvendin në emër të Presidentit e përshendeti Koordinatori i zgjedhjeve në nivel vendi Vesel Makolli i cili para delegatëve tha që AKR ka plan konkret për zhvillimin e Malishevës, komunë kjo që është lënë anash nga qeveria qendrore, AKR është e vetmja parti që ofron perspektivë për të rinjtë sepse të rinjtë duhët të realizojnë ënderrat e tyre në Kosovë e jo të ikin drejt shteteve tjera në kërkim të një jete më të mirë.

Kuvendi më pas në prani të 120 delegatëve zgjedhi strukturen udhëheqëse të degës me kryetar Shaqir Begaj, nënkryetarët Liridon Elshani e Besart Muçaj, sekretar Pajtim Mazreki si dhe 11 anëtarë të kryesisë.

Kryetari i sapo zgjedhur falënderoj delegatët për besimin dhe u zotua që AKR me Presidentin Behgjet Pacolli do të sjellin ndryshimin që i duhet Malishevës.

malisehva1 malisheva

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart