Aleanca Kosova e Re me Institut zhvillimor.
09/06/2016

Të nderuar miq,

Kam kënaqësinë e veçantë të ju informoj se tani, AKR, Aleanca Kosova e Re ka një zemër motorike dhe një tru që do të merret me funksionimin dhe organizimin ideor të partisë.

AKR ka vendosur për themelimin e INSTITUTIT ZHVILLIMOR TË KOSOVES, (IZHK)

Idetë komplementare që kanë lindur nga unë dhe Prof. Dr. Jahja Kokaj kanë rezultuar me themelimin e institutit në fjalë. Simbioza intelektuale dhe praktike e imja e bazuar në eksperiencën time menaxheriale botërore dhe potenciali shkencoro-hulumtues i Dr. Kokës, i cili ka qenë nxënës i nobelistëve Basov dhe Prohoriev, si dhe bashkëpuntorit shumëvjecar te Prof, Benton dhe Prof. Casasent zbulues të kompjuterit optik dhe teknologjive zbatuese në teknologjinë boterore, rezultoi në themelimine e Institutit IZHK-se.

Ky institut përbëhet nga disa departamente, të cilat bazuar në imputet ekonomike, politike dhe te gjitha lëmive tjera jetësore Kosovare, do të gjenerojnë ide dhe programe kreative te cilat trajtojnë në mënyrë kreative-inventive problemet zhvillimore të të gjitha lëmive relevante që lidhen me jetën e Popullit të Kosovës , e cila, siq jemi dëshmitarë të gjithë, është shumë largë nivelit të dëshiruar.

Instituti, drejtor I të cilit është Prof. Dr. Kokaj, ka marrë aprovimin e një liste të gjatë të shkencëtarëve Botërorë emrat e të cileve jane kryesisht Shqiptarë – hulumtues eminent nga disapora, por edhe figura të njohura nga Universitetet më me renome botërore te cilat I përgjigjen kërkesave të departamenteve të formuara të IZHK-së.

IZHK do te jetë pa diskutim një faktor me shumë relevancë për zhvillimin afatgjatë dhe afat-shkurtër të Kosovës.

Njëherit ky Institut, do të jetë zemra dhe truri i AKR.

IZHK do të hartojë programe jashtëzakonisht të detajizuara me qëllim dhe përmbajtje zhvillimore për vendin.

Që nga tani AKR nuk do te funksionojë nga “mendësitë”, idetë idividuale, apo frazeologjitë politike, që janë konvencionale në jetën politike Kosovare, por nga programet e gjeneruara nga kokat botërore hulumtuese te cilat në bazë të të dhënave të gjendjes aktuale Kosovare do të gjenerojne ide zhvillimore, mirë të analizuara, të cilat AKR do ti implementojë në qeverisjen e saj.

Kontribut të rëndëishëm në themelimin dhe zhvillimin e idesë së këtij instituti janë duke dhënë edhe figurat e respektuara akademike që tanimë janë pjesë integrale e AKR-së. Instituti do të jetë i hapur për qdo njeri që ka përvojën, menqurinë dhe vullnetin për të kontribuar për një Kosovë me ekonomi te fortë dhe infrastrukturë dinjitoze.

Në ditët në vijim Drejtori I IZHK-se Prof. Kokaj, do të ju njoftojë me detaje profesionale konkrete, por me këtë informacion të shkurtër desha të gezojë miqtë e mi se, nga tani zhvillimi I Kosoves do të jetë I projektuar nga shkenca, menquria teknologjike ndërkombëtare e cila garanton nje zhvillim fatlum të ekonomisë, arsimimit, shëndetësisë, dhe jetës së tërësishme në Kosovë.

Mua më inkurajon fakti se në AKR dita ditës po angazhohen kuadrot më elitare akademike për të sëndërtuar ëndrrën e përbashkët të qytetarëve të Kosovës, për një shtet më të mirë, me ekonomi të fortë, për një shtet që garanton mirëqenie dhe jetë cilësore.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart