Aleanca Kosova e Re zgjedh strukturat drejtuese të degës në Gjilan
01/04/2014

Aleanca Kosova e Re, në vazhdën e konsolidimit të strukturës së saj në gjithë Kosovën, mbrëmë në Gjilan zgjodhi strukturat drejtuese të degës.

Në mesin e shumë të aderuarve të rinj, personalite të shoqërisë civile dhe ish anëtarë të strukturave drejtuese të partive tjera politike. Të pranishmit i përshëndeti përfaqësuesi i kryesisë qendrore, njeherit ministër i Zhvillimit Ekonomik, z. Fadil Ismajli.

Z. Ismajli foli për sukseset e AKR-së në qeverisje, duke numëruar të arriturat konkrete të ministrave të AKR-së, sidomos në krijimin e një ambienti më miqësor për investime, zonat e lira ekonomike, fillimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja në energji, e shume e shume suksese që i atribohen programit të AKR-së dhe insistimit të vet Presidentit të partisë.

Z.Ismajli foli edhe për Gjilanin si komunë, e që siç tha ai, e ka ndërruar pushtetin qeverisës, por nuk ka ndërruar mentalitetin qeverisës, prandaj AKR dhe të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, që dëshirojnë të kenë një Gjilan Evropian dhe prosperues, duhet të mobilizohen rreth programit tonë dhe Presidentit Pacolli. Gjilani do të jetë shumë shpejt zonë e lire e ekonomike dhe mbi të gjitha Gjilanin do ta lidhim edhe me Autostradën Prishtinë – Shkup. Gjilani do të jetë komunë dinamike dhe zhvillimore, ka shtuar ministri Ismajli.

Z. Ismajli i përshëndeti në mënyrë të veçantë të aderuarit e rinj, duke ju garantuar që në AKR, nuk ka anëtarë të rinj dhe të vjetër, por ka vlera prosperuese, prandaj urime dhe suksese në familjen e madhe të AKR-së.

Këshilli drejtues i AKR-së në Gjilan me 87 vota për, 2 abstenime dhe një kundër, zgjodhi kryesinë e re të degës, e cila do ta drejtojë degën deri në zgjedhjet e rregullta të AKR dhe gjithashtu zgjodhi me uninamitet edhe tre koordinator për fusha të caktuara: z. Agim Rexhepi, z. Tefik Ibrahimi dhe z. Ilir Morina. Z. Agim Rexhepi do ta këtë përgjegjësinë që ta drejtojë AKR-në në Gjilan drejt suksesit.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart