Asambleisti i AAK-së në Kamenicë, i bashkohet AKR-së
15/01/2014

Dega e AKR-së në Kamenicë ka mirëpritur në radhët e veta z. Satmifer Kryeziu, asambleist aktual i kësaj legjislature dhe ish-nenkryetar i Degës së AAK-së në Kamenicë.

Z.Satmifer Kryeziu nga sot është anëtari më i ri i AKR-së në Kamenicë. Në një takim mikpritës Kryetari I Degës së AKR-së në Kamenicë z.Fatmir Matoshi, i uroj mirëseardhje z.Kryeziu.

“AKR është e përkushtuar që të punojë në të mirë të qytetarëve të Kamenicës, andaj ardhja e z.Satmifer Kryeziu është një bashkim i natyrshëm idesh dhe qëndrimesh.  Ardhja e tij në AKR është shumë e mirëpritur dhe në këtë rast dëshiroj të falënderoj z.Kryeziu dhe në veçanti edhe z. Besim Rexhepaj I cili ishte shumë i involvuar në këtë proces sikundër edhe në të gjitha proceset në AKR. Me z. Satmifer Kryeziu do të punojmë ngushtë në realizimin e programit politik dhe ekonomik të AKR-së” tha Kryetari i Degës Fatmir Matoshi.

Satmifer Kryeziu, pas kalimit të tij në AKR tha se ardhja e tij në këtë subjket është vullnetare dhe shumë qëlllimmirë. “Mendimet e mia përputhen plotësisht me ato të AKR-së e cila u dëshmua si parti shumë serioze dhe transparente dhe ka një program I cili mund të gjejë zbatim në Komunën e Kamenicës. Përveç mikëpritjes që gjeta nga kryetari I degës z. Fatmir Matoshi dhe dega e AKR-së kalimin tim e kam konsulktuar edhe me mbështësit e mi të cilët do të ndjekin veprimin tim.” tha Satmifer Kryeziu.

Dega e AKR-së në Kamenicë në ditët në vjim do të pres edhe kuadro të tjera të dëshmuara të Komunës së Kamenicës dhe është e vendosur që të mbajë derën e hapur për të rifreskuar dhe përforcuar strukturat e saj.

 

 

 

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart