
Bahtiri viziton Kombinatin Trepça
08/11/2013
Në këtë vizitë ku ishte i pranishëm edhe Ministri Fadil Ismajli, menaxhmenti i Trepçës bëri një pritje të ngrohtë për mysafirët. Ministri Fadil Ismajli, duke përshëndetur menaxhmentin e Kombinatit i informoi për punën e madhe që është bërë me grupin e ekspertëve për hartimin e ligjit për Trepçën.
Agim Bahtiri, i cili qëndron fuqishëm në mbrojtje të minatorëve dhe të Kombinatit Trepça ndër të tjera tha:”Ju jeni krenaria jonë. Në kohët më të vështira ju ditët të mbroni institucionet tona, duke kujtuar vitin 89, tash menduam se Trepçën e humbëm, por jo ekzistojnë njerëz të cilët i dalin zot Trepçës, minatorëve dhe popullit të saj. Tash kemi ligjin për Trepçën që presim të mbështetet nga qeveria dhe kuvendi, por ky ligj do të mbrohet edhe nga minatorët dhe gjithë qytetarët e Mitrovicës, unë do të qëndroj fuqishëm dhe do të mbroj interesin e popullit, sepse Trepça s`është e askujt tjetër veq e popullit dhe s’do të lejojmë që të privatizohet. Këtë unë j`ua premtoj por edhe duam mbështetjen e juaj sepse kjo është një sfidë.
Nëse ne qëndrojmë të bashkuar dhe e mbrojmë pasurinë tonë askush nuk mund të na ndalë. Trepça do të gjenerojë shumë vende pune dhe do të mbetet pasuri shtetërore.
Menaxhmenti përshëndeti punën e Ministrisë për ligjin dhe idenë për mosprivatizimin e Trepçës dhe qëndroi pas përkrahjes së fuqishme që Agim Bahtiri-kandidati për Kryetar të Mitrovicës po i bën minatorëve dhe Kombinatit Trepça në përgjithësi.