Bekim Olluri zgjedhet kryetar i Forumit Rinor të AKR-së në Lipjan
19/09/2016

U mbajtë kuvendi zgjedhor i forumit rinor në Lipjan.
Musafir në këtë kuvend zgjedhor ishin: Presidenti Pacolli, Koordinatori i zgjedhjeve ne AKR nga niveli qendror Vesel Makolli, udhëheqësi i grupit të monitorimit të zgjedhjeve në AKR Sheqir Kutllovci, Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, Koordinatori i AKR-së në Ferizaj Labinot Tahiri, Koordinatori i AKR-së në Lipjan Sabit Pacolli, , koordinatori i forumit rinor në nivel qendror Zijadin Geci si dhe Alban Lumi si monitorues i këtij kuvendi zgjedhor.
Presidenti Pacolli duke i falenderuar të rinjt që kanë zgjedhur AKR-në, deklaroj që AKR me ju të rinj do të këtë rrugëtim të gjatë. Ne jemi të sigurtë dhe kemi vendosur që tërë qenien tonë ta vëmë në dispozicion të rinisë.
“Ne do ecim perpara bashkë pa limite për një jetë me të mirë për të gjithë dhe ne jemi ata që do t’ia kthejmë dinjitetin kësaj rinie” tha para dhjetëra të rinjve President Pacolli, i cili u mirprit dhe u duartrokit fuqishëm nga të rinjt prezentë.
Labinot Tahiri para te rinjve potencoj që ne duhet të jemi krenar që kemi një president të tillë, një ambasador, një humanist siq është Behgjet Pacolli.
Agim Bahtiri ia drejtua të rinjve duke deklaruar që ju jeni ata që do ta shpetoni Kosovën nga kjo keq-qeverisje dhe për këtë ju do të bëni bashkë me ne, për një mirëqenie me të mirë për të gjithë.
Koordinatori i AKR-së në Lipjan Sabit Pacolli duke folur para të rinjve të Lipjanit o zotua që AKR do të sjellë zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale në vend dhe për këtë garanci është President Pacolli, sepse ne kemi eksperiencen, vullnetin dhe njohuritë e mjaftueshme se si realizohen këto qëllime.
Me sinqeritetin me të madh ju them që do të kujdesemi për një ekonomi të qendrueshme, arsimim cilësor, shendetësi kualitative dhe përkrahje për kulturë rini e sport përfundoj Sabit Pacolli.
Nga delegatet prezentë me shumicë votash kryetar i forumit rinor të AKR-së në Lipjan u zgjedh Bekim Olluri i cili pasi u zgjedh kryetar i falenderoj të rinjt për besimin e dhënë dhe u zotua që do të punojë bashkë me të gjithë deri në fitore.

14344846_1194467570595532_4655472804388149277_n 14358924_1194467603928862_2908064668613617398_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart