Besarta Kallaba zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas, dega në Kamenicë
08/10/2016

Nën intonimin e hymnit të Republikës së Kosovës, filluan punimet e Kuvendit zgjedhor  të Forumit të Gruas, dega në Kamenicë. Në këtë kuvend morën pjesë edhe zyrtar nga qendra të cilët e përshendetën punën e Kuvendit. Të pranishmet në emër të degës së AKRsë në Kamenicë i përshendeti koordinatori z. Fatmir Matoshi, i cili deklaroj që prioritet i AKR-së mbetet fuqizimi i grave në institucione, zbatimi i ligjit mbi trashëgiminë dhe këtë do ta arrijmë së bashku me të gjithë ju, me përkrahjen e parezervë të presidentit dhe humanistit të madh z. Behgjet Pacolli.

Koordinatorja e Forumit të Gruas, në nivel qendror znj. Mirlindë Gashi potencoj që “së bashku mund të ndryshojmë realitetin e hidhur që ne po e jetojmë, atë mund ta bëjmë duke u bashkuar në të njëjtën shtëpi, të madhen shtëpi AKR. Ndryshimet që ne sot i fillojmë do të rezultojnë në një të ardhme të ndritur për ne dhe fëmijët tanë”

“Me qeverisjen e AKR-së nuk do të rritet pasuria e politikanëve të korruptuar por pasuria e qytetarëve të Kosovës. AKR do të krijoj rritje ekonomike dy shifrore e cila do të ri-gjeneroj vende të reja pune. Një gjë duhet ta dijmë se kush nuk ka përkrahjen e grave nuk do të ketë as suksesin” tha në fund Koordinatori i Nivelit Qendor të AKR-së, z. Vesel Makolli.

Nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 153  delegateve me shumicë votash, kryetare u zgjedh Besarta Kallaba, nënkryetare e parë Adifete Dërmaku, nënkryetare e dytë Gjyljeta Bunjaku, sekretare Blerta Maliqi si dhe 11 anëtare të kryesisë.

Kryetarja e sapo zgjedhur, duke i falenderuar delegatet për besimin e dhënë deklaroj se “të gjitha ne e dijmë se në çfarë gjendje gjenden shumë nëna dhe motra tona, disa nga ato vuajnë edhe për kafshatën e gojës dhe nëse ne vazhdojmë të mos bëjmë asgjë atëherë gjendja e tillë do të vazhdoj. Prandaj ju lus që së bashku që nga sot të fillojmë një punë të ndershme, të mbarë, dhe punë që ka për qëllim vetëm përmirësimin e gjendjes së rëndë të femrave kosovare” .

dsc_0032 14642700_10154197053588292_1217028678_n

 

dsc_0013

 

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart