Çfarë po ndodh në Leposaviç?
22/02/2017

Sapo u informova nga webfaqja e mirënjohur për lajme rreth minierave dhe mineraleve, equities.com, që kompania Altair Resources Inc. ka kryer pagesën finale dhe ka kryer të gjitha obligimet për të marrë në pronësi minierën e Crepuljes në Leposaviç. Kjo kompani ka licencë që kontrollon 9.82 kilometra katror të një territori historikisht të pasur me zink, plumb dhe argjent. Linku për këtë lajm mund të gjendet këtu: https://www.equities.com/…/altair-makes-final-option-paymen…

Programi i eksplorimit ka filluar në vitin 2017 ku së shpejti pritet të fillojnë shpuarjet e nevojshme, gjë që e bënë të dyshimt faktin se si u pajis kjo kompani me këtë licencë dhe cilit institucion ja pagoi obligimet financare. Shpresoj që kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje e fshehtë e Qeverisë sonë të dështuar me palën Serbe.

Mos të harrojmë që Miniera e Crepuljes është një ndër minierat më të mëdha të zinkut në Kosovë. Ajo ndodhet në Leposaviç. Miniera ka rezerva të llogaritura në 14 milion ton të minerale, që mund të nxjerrë 2.17% plumb dhe 20.07% zink, duke rezultuar në 303,800 ton plumb dhe 2,810,000 ton zink.

bp

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart