Deniza Gashi zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas në Klinë
29/12/2016

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë, Forumi i Gruas i Aleancës Kosova e Re, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit të degës në Klinë.

Punimet e këtij Kuvendi i hapi koordinatori i degës së AKR-së në Klinë, Avni Gashi i cili në paraqitjen e tij para grave vlerësoi lartë kontributin e tyre në fuqizimin e partisë në Klinë.
Kuvendin në emër të Presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e pershendeti koordinatori i zgjedhjeve në AKR Vesel Makolli, i cili duke i falënderuar gratë për angazhimin, tha se me AKR-në ato do të jenë çdo herë pjesë e vendimmarrjes dhe proceseve të rendësishme të shtetndertimit.
Kuvendin e përshëndeti edhe koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, Mirlindë Gashi, e cila foli për të drejtat e grave, duke i motivuar ato që të ngritin zërin ndaj padrejtësive dhe të kërkojnë të drejta të barabarta dhe jetë dinjitoze.
Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas në degën e AKR-së në Klinë është zgjedhur Deniza Gashi.
Kuvendi në vazhdim ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse të Forumit të degës me nënkryetaret Ariana Beqiraj dhe Diturie Beqiraj, sekretare Donjeta Morina si dhe kryesinë e prej 11 anëtareve.

kline1 kline

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart