Edhe Gjilani me AKR-në
11/08/2016

Dega e AKR-së në Gjilan,nga sot filloi edhe zyrtarisht procesin e zgjedhjeve të mbrendshme nëpër nëndegë dhe zgjedhjen e strukturave të partisë.

Mbështetja dhe interesimi i qytetarëve është shumë i madh për tu bërë pjesë e ndryshimit rrënjësor të kësaj keq-qeverisje në çdo institucion publik dhe të këtyre pushtetarëve që degraduan çdo gjë dhe çdo vlerë të shoqërisë tonë.

Sot nëndega “Dardania 1” mbajti kuvendin e parë zgjedhor në nivel të degës në prezencë të Koordinatorit të AKR-së në Gjilan Ismet Hajdini dhe Koordinatori për rini Arianit Ibrahimi ku kishte një pjesëmarrje të madhe dhe të fuqishme,me më shumë se 100 delegat, ku kishte edhe aderime të reja.

Nëndega i zgjedhi përfaqësuesit e saj,kryetarin,nënkryetarin,sekretarin dhe kryesinë.

Për kryetar u zgjedh Aid Berisha me aklamacion, gjithashtu u miratua dhe kryesia e re.
AKR po fuqizohet çdo ditë e më shumë, asaj po i bashkohën shumë kuadro të reja dhe të kualifikuar.
Të gjithë të interesuarit të lajmërohen pa hezitim të jemi së bashku pjesë e ndryshimit.

13590360_1126833720692251_2167878985608918158_n

13606894_1126833667358923_2467648277874642318_n

13620945_1126833687358921_5924223026588615997_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart