Është mbajtur mbledhja solemne për konstituimin në kuvendin e komunës së Mitrovicës ku u dha betimi nga kryetari i rizgjedhur Agim Bahtiri si dhe asamblistët e zgjedhur.
18/12/2017

Hapja e seancës solemne u bë nga ana e kryetarit Bahtiri i cili i përgëzoj të gjithë asamblistët për fushatën dinjitoze si dhe për besimin e marrë për të përfaqësuar qytetetarët e Mitrovicës.

Sipas rregullores seancën solemne e udhëheqi më i vjetri i kuvendit komunal Gani Haliti, i cili tregoi edhe pikat e rendit të ditës. Ndër më e rëndësishmja ishte betimi i kryetarit edhe një herë të rizgjedhur Agim Bahtiri. Ai u zotua se nuk do të tolerojë përqarje nga ana e popullit, nuk do të ketë rëndësi se cilës parti i takon si dhe si i zgjedhur do të punoj për popullin pa dallime. “Më kanë rizgjedhur sepse kam qeverisur me duar të pastra e me mendje të shëndoshë dhe kështu edhe do të vazhdoj. E fitova besimin e bindshëm të qytetarëve dhe të jeni të sigurt se nuk do i’u zhgënjej asnjëherë” tha Bahtiri i cili premtoj se do të mundohet që të ofroj qetësi absolute në Mitrovicë. Për fund ai i ftoj asamblistët për bashkëpunim duke shtuar se do të jetë i hapur, do të punoj për të ardhmen e qytetit si dhe do të jetë krahë qytetarëve në çdo çast.

Bahtiri seancën e radhës e thirri të enjten për zgjedhjen e kryesusit të kuvendit.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart