Fatmir Matoshi zgjedhet kryetar i Kuvendit të AKR-së
20/03/2017

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur mbledhjen e parë konstituive të Kuvendit të partisë, të cilën e hapi Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Duke folur për organizimin e partisë dhe përmbylljen e procesit zgjedhor brenda AKR-së, Pacolli ka thënë se pas Kongresit të katërt të partisë ku u zgjodh Kuvendi i AKR-së si organi më i rëndësishëm në mes të dy kongreseve, AKR ka një përfaqësim kualitativ nga të gjitha degët. “Kosova sot po ballafaqohet me një situatë aspak stabile në aspektin politik dhe shumë regresive në aspektin ekonomik, neve na presin detyra të rëndësishme që ta ndryshojmë këtë gjendje, AKR sot paraqet shpresën e qytetarëve për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, pa korrupsion dhe me një perspektivë të qartë për rininë e vendit. Ne do të fillojmë menjëherë përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe jemi po ashtu të gatshëm edhe për zgjedhjet nacionale, kurdo që ato mbahen” tha mes tjerash Presidenti Pacolli.

Në seancën konstituive të Kuvendit të AKR-së, Presidenti Pacolli propozoi për Kryetar të Kuvendit Fatmir Matoshin, aktualisht kryetar i Degës së AKR-së në Kamenicë. Meqenëse nuk kishte kandidatura të tjera propozimi i Presidentit Pacolli u votua unanimisht nga të gjithë 151 anëtaret prezentë të Kuvendit të AKR-së.

Kryetari i Kuvendit Fatmir Matoshi, pasi ka falënderuar Presidentin dhe Kuvendin për besimin e dhënë ka vlerësuar se ky është viti i AKR-së dhe se të gjitha strukturat do të punojnë pa ndërprerë për ta rikthyer AKR-në fuqishëm në skenën politike dhe për t’i dhënë një rast zhvillimi vendit, duke fituar besimin qytetar për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës. “Kjo është kauza jonë, Kosova duhet t`i bashkohet familjes së vendeve të zhvilluara demokratike ku sundon rendi e ligji dhe jo anarkia e korrupsioni. Në këtë kontekst, Kuvendi i AKR-së do të jetë në nivel të detyrave dhe përgjegjësive që ka për ta ndihmuar partinë drejt synimit tonë për fitore” ka thënë ai.

Matoshi më pas i ka emëruar edhe dy ndihmës kryetarët e Kuvendit: Nasuf Aliun dhe Besnik Berishën, ndërsa sekretare e Kuvendit është zgjedhur Mimoza Muja.

Kuvendi i AKR-së ka miratuar disa ndryshime në statut sipas autorizimeve të Kongresit si dhe ka zgjedhur komisionin statutar që do të udhëhiqet nga Korab Sejdiu.

kuvendi2 kuvendi 1

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart