Ferizaji çdo ditë e më shumë po i bashkohet alternativës së vetme
21/08/2016

Në Koshare të Ferizajit u mbajt kuvendi zgjedhor ku u zgjodh kryetari dhe kryesia e kësaj nëndege. Kjo nëndegë për kryetar të saj me shumicë votash zgjodhi Prof. Ma. Sc Amir Selimin.

Selimi u zotua se do të punoj me përkushtimin më të madh për fuqizimin e AKR-së në Ferizaj edhe më shumë, që të i jap një frymë të re kësaj komune dhe gjithë Kosovën, për të dalë nga kriza e thellë politike, ekonomike dhe sociale që e ka kapluar vendin.

Kjo nëndegë u mbajt nën udhëheqjen e koordinatorit të AKR-së për komunën e Ferizajit Labinot Tahirit – Labi.

Kryesia e kësaj nëndege përbëhet nga:

  1. Amir Rexhepi – kryetar;
  2. Gazmend Fazliu – nënkryetar i parë;
  3. Kenan Rexhepi – nënkryetar i dytë;
  4. Betim Beqiri – sekratar;
  5. Flamur Fazliu – anëtar;
  6. Enis Beqiri – anëtar;
  7. Skender Murtezi – anëtar;
  8. Sylejman Krasniqi – anëtar;
  9. Ilir Maksuti – anëtar;
  10. Besar Emini – anëtar;
  11. Arber Maksuti – anëtar.

AKR-ja është duke e mbajtur me sukses procesin e brendshëm zgjedhor, ku gjatë këtij procesi janë duke aderuar një numër i madh i njerëzve të cilët duan ndryshimin për të mirë të Kosovës. Njëherësh AKR-ja fton të gjithë ata të cilët duan ndryshimin për të mirë për Kosovën dhe kanë dilema se si dhe ku mund ta bëjnë atë, hapësirën që atyre u nevojitet mund ta gjejnë vetëm tek AKR-ja.

4

5

14074362_1081734421875376_1139825296_o

2

3

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart