Forumi i Gruas në Suharekë: Qeveria ka realizuar vetëm 0.071% të premtimeve
15/10/2016

Aleanca Kosova e Re në kuadër të zgjedhjeve të brendshme, ka mbajtur edhe Forumin e Gruas në Therandë (Suharekë) ku para më shumë se 100 të pranishmëve është zgjedhur Erblina Jashari së bashku me kryesinë prej 15 anëtarëve.

Kjo Konventë është mbajtur nën organizimin e Koordinatorit të AKR-së për komunën e Suharekës, z. Mustafë B Kadriaj dhe nën monitorimin nga qendra të z. Xhemisht Cakolli.

Kadrijaj në këtë konventë tha se AKR-ja si subjekt politik është shumë aktiv dhe se janë duke artikuluar të gjitha problemet e qytetarëve nëpër të cilat po kalojnë dhe se po merren seriozisht që më ardhjen në pushtet të AKR-së t’i zgjedhin ato.

“Në zgjedhjet e vitit 2014 dy partitë që janë tani në pushtet premtuan 320 mijë vende pune, por sipas entit të statistikave të punësuar deri më tani janë vetëm 3500 vetë, që i bie se nuk kanë realizuar as 0.071% të premtimeve që kanë dhënë, dhe ata prapë vazhdojnë pa fije turpi të thonë se po kryejnë punën e tyre dhe po realizojnë premtimet me sukses. Andaj edhe Kosovës i nevojitet një alternativë e re si AKR-ja dhe lideri i saj Behgjet Pacolli së bashku me inteligjencën e femrës”, ka thënë Kadrijaj.

Kryesuesi i Grupit Koordinues në AKR, z. Vesel Makolli, në këtë konventë tha se me qeverisjen e AKR-së dhe presidentin Behgjet Pacolli, zhvillimi ekonomik do të kapë rritjen ekonomike dyshifrore.

“Drejtësia do të vihet në vend, do të ketë shtet ligjor, ne kemi më mijëra juristë dhe vazhdojmë të kemi mbi 400 mijë lëndë të pazgjidhura në gjykata, por kjo gjendje me qeverisjen e AKR-së do të ndryshoj për 360 shkallë” ka thënë Makolli.

Ndërsa Mirlindë Gashi, koordinatore për forumin e gruas ka thënë se ne duhet që tani ta vëmë hapin e duhur.

“Ne duhet që sot me qit hapin e duhur drejt ndryshimit, sepse ne vetë duhet ta ndryshojmë Kosovën, sepse Kosova nuk e meriton me vuajt dhe të përjetoj këtë që po i ndodhë vetëm për shkak të disa politikanëve që i kemi në pushtet që nuk ia dinë vlerën Kosovës”, ka thënë Gashi

Kryetarja e porsazgjedhur e Forumit të Gruas për Suharekë, Erblinë Jashari tha se me qeverisjen e AKR-së femra nuk do të jetë vetëm si një dekor dhe vartëse, por do të jetë edhe inteligjenca e Kosovës së bashku me presidentin Behgjet Pacolli dhe me Mustafë Kadrijajn.

14694861_1265663140146132_986504057_n

14699838_1265663163479463_2144382581_n

14699945_1265663176812795_612065306_n

14741771_1265663150146131_1664356599_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart