Forumi i Gruas së AKR-së në Mitrovicë nis mbledhjen e fondeve për blerjen e Mamografit digjital
02/11/2016

Në kuadër të muajit tetor, muajit të vetëdijësimit të grave kundër kancerit të gjirit, Forumi i Gruas së AKR-së në Mitrovicë me kryetare Erseka Hasanaj-Barani, ka filluar mbledhjen e fondeve për blerjen e Mamografit për diagnmostifikimin e rasteve me Kancer të Gjirit.

Fushata ka fillur në Sheshin “Mehë Uka” në qendër të qytetit, ku të hollat e mbledhura nga shitja e ushqimeve që vet i kanë përgatitur me shumë dashuri Gratë e këtij Forumi do të shkojnë në fondin për blerjen e Mamografit.
Këtë iniciativë humane e kanë përshendetur dhe i janë bashkangjitur shumë qytetar të Mitrovicës, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, koordinatori i AKR-së në Mitrovicë Jeton Ujkani etj.

Ndryshe AKR të shtunën mbajti edhe një ligjeratë me doktoreshen Drita Kabashi me pjesëmarrje të mbi 200 grave nga e gjithë Kosova, ku u dhanë shumë këshilla se si ta diagnostifikojmë këtë sëmundje në fazen e hershme.

mitro-1 mitro

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart