Fushë-Kosova fuqishëm vazhdon ti bashkohet AKR-së
09/09/2016

Grupi i koordinimit të zgjedhjeve në AKR të kryesuar nga Rejhan Vuniqi dhe Ismet Mulaj sot vizituan degën e AKR-së në Fushē-Kosovë ku u pritën nga koordinatori i degës Shpetim Memishi dhe anëtarët e grupit punues për organizimin e zgjedhjeve në këtë komunë.

Rejhan Vuniqi dhe Ismet Mulaj nga grupi i koordinimit në nivel qendror paraqitën prioritetet e partisë duke deklaruar që me AKR-nē Kosova do të këtë rritje ekonomike 12%, vende të reja pune, shtesa për femijë, sundim të ligjit etj.
Koordinatori i AKR-së në Fushë-Kosovë prezantoj punën që po bëhët në Fushë-Kosovë, ku qytetarët çdo ditë po i bashkohën AKR-së si alternativa e vetme e mbetur për zhvillimin e vendit.

Në Fushë-Kosovë ditët në vazhdim do të formohën edhe shumē nëndegë dhe aderime të reja.

Qytetarët e Fushë-Kosovës të ardhur nga shumë vende të Kosovës, të zhgenjyer me qeverisjen aktuale po i bashkohën rrugës së suksesit tē AKR-sē për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale në vend.

14222143_1183289775046645_1101994799597885863_n 14192168_1183289828379973_2595604691965068095_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart