Gratë në mbrojtje të të drejtave të tyre
07/03/2017

Forumi i Gruas së AKR-së me rastin e 7 dhe 8 marsit, në promovim të së drejtës së femres për trashëgimi në pronë dhe të drejtave tjera, organizoj shfaqjen “Hisja”, shfaqje kjo që tregon për sfidat që kanë sot femrat në shoqërinë tonë për qasje të barabartë në pronë.

Pas shfaqjes gratë dhe femrat diskutuan rreth kësaj teme edhe me personazhet e kësaj shfaqje duke dhënë mesazh të qartë se femrat tani më shumë se kurrë janë aktive në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“8 marsi duhet të jetë ditë kur gratë dhe femrat kerkojnë më shumë të drejta dhe pjesëmarrje aktive në procese vendimmarrëse”, u shprehën femrat pjesëmarrëse në këtë shfaqje.
Të pranishmet me një fjalë rasti i përshendeti kryetarja e Forumit të Gruas së AKR-së, Mirlindë Gashi e cila tha që së bashku jemi më të forta dhe kështu do të ndryshojmë situaten ne vend, për të drejta të barabarta për të gjithë.

IMG_1574 IMG_1575 IMG_1576 IMG_1577

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart