Gratë nga Mitrovica fuqishëm hyjnë në AKR
11/08/2016

Aleanca Kosova e Re në kuadër të organizimit dhe zgjedhjeve të brendshme të saj, është duke e organizuar dhe përgatitur edhe zgjedhjet për forumin e gruas në gjithë Kosovën.
Ky process maratonik filloi sonte me takimin e parë në Mitrovicë, ku ky proces është duke u organizuar nën kujdedesin e koordinatores nga qëndra Mirlindë Gashi.

Koordinatore për forumin e gruas në Mitrovicë është zgjedhur Fidane Hasani, ku ajo së bashku me shumë gra të tjera, kanë marrë përsipër këtë detyrë si një akt patriotik për t’i dhënë vendit një alternativë të re, e cila do ta nxirrte Kosovën nga kriza e thellë politike, ekonomike dhe sociale, por edhe për t’ia mundësuar vendit një qeverisje të barabartë dhe për t’ua dhënë vendin e merituar të gjitha grave të Kosovës.

AKR-ja bënë thirrje tek të gjithë qytetarët e Kosovës që të bashkohen në procesin e brendshëm zgjedhor të këtij subjekti, pasi vetëm me këtë subjekt mund të japin kontributin në ndryshimin e vendit për të mirë.
Në këtë takim pjesmarrëse ishte edhe bashkëpunëtorja e forumit të gruas Fitore Ajeti.

13680741_1133158446726445_6354998419855159414_n

13686499_1133158450059778_5647685252839079767_n

13729083_1133158453393111_5877434120567355427_n

 

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart