Intervistë nga presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, dhënë fondacionit “Friedrich Naumann Stiftung”
11/08/2016

Intervistë nga presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, dhënë fondacionit “Friedrich Naumann Stiftung”

Ein Liberaler mit Visionen für den Kosovo

https://www.freiheit.org/content/behgjet-pacolli

Cili është vizioni i juaj për Kosovën?

Gjatë këtyre 16 viteve, vendi im, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ka bërë përpjekje të mëdha për të ecur përpara. Megjithatë klasa politike në vend në masë të madhe është treguar e papërgjegjshme në kryerjen e obligimeve ndaj qytetarëve të vendit. Vizioni im dhe i subjektit politik që përfaqësoj, është kryesisht i orientuar në zhvillimin ekonomik të vendit. Programi i AKR-së është qind për qind ekonomik. Unë jam i vetëdijshëm se mirëqenia ekonomike do të ndikoj edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës por edhe në rritjen e cilësisë së arsimimit. Ngritja e vetëdijes përmes zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të sistemit arsimor, është parakusht i çdo ndryshimi pozitiv në shoqëri. Kosova ka kapacitete të shumta për tu shëndërruar në një shoqëri të organizuar me një shtet funksional. Qeveria e vendit duhet të jetë në funksion të mbështetjes dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik nëpërmjet krijimit të parakushteve për hapjen e bizneseve të reja, për krijimin e lehtësirave për investitorët e interesuar. Është shumë e thjeshtë që këtu në Kosovë të krijohen kushtet për zhvillimi të hovshëm ekonomik. Ne kemi një fuqi punëtore të lirë, me potencial dhe deri dikund edhe të përgatitur. Pra një vend gati në mes të Europës, me një rini të jashtëzakonshme, me një fuqi punëtore të lirë dhe të pregatitur është jashtëzakonsisht tërheqës për investitorët e mëdhenj botërorë. Mund ta merrni me mend se çfarë do të mund të bënte, në këtë drejtim një qeverisje e drejtuar me AKR-në, si parti e dëshmuar në të gjitha drejtimet.

Çfarë gjenë BE-ja si vlerë në Kosovë?

Mos të harrojmë që Kosova është një shtet me shumicë muslimane por që bashkëjeton në mënyrë jashtëzakonisht të mirë me bashkëatdhetarët e komuniteteve të tjera fetare. Kjo besoj është vlerë e shtuar për Bashkimin Europian dhe vendet e civilizuara perendimore.

Pse i nevojiten liberalët Kosovës për ndryshime politike?

Realiteti politik në Kosovë, gjendja e rëndë ekonomike, sociale e politike, niveli i lartë i korrupsionit, nepotizmi, papunësia, mungesa e perspektives për të rinjët, mungesa e lirive individuale, politikat regresive për ekonomi, mos përkrahja e bizneseve të reja, etj., e bënë të domosdoshme ndërrimin e ideologjisë politike në vend.
Duke pasur parasysh të gjithë këto, Kosovës dhe zhvillimit të saj ekonomik i duhet në udhëheqje të qeverisë një parti politike me ideologji liberale që do të punonte në krijimin e bizneseve të reja, lirisë ekonomike individuale, përkrahje për ndermarrësit e rinjë, rritje të eksportit duke shëndërruar kështu shoqërinë tonë nga shoqëri konsumuese në shoqëri prodhuese, konkurruese në tregun e lirë evropian, mbrojtje e pronës private etj.
Mbrojtje të të drejtave individuale, ku në qender të vemendjes vihet individi, barazi para ligjit, mbrojtje të ambientit etj.
Të gjitha këto elemente të ideologjisë liberale janë të domosdoshme për arritjen e progresit të përgjithshëm në vend.
Një parti politike me orientim liberal kujdeset për rritjen ekonomike të vendit, duke i dhënë prioritet hapjes se industrive të reja përmes politikave inkurajuese, luftim korrupsionit e nepotimzit, eliminimin e pengesave për investime nderkombëtare, duke nxitur investitoret e huaj që të investojnë në Kosovë përmes programit të lehtësirave dhe sigurimit të kapitalit.
Krijimi i hapësirave që individet të realizojnë idetë e tyre, larg ndikimeve, shantazheve etj, respektim i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, larg nderhyrjës së shtetet në jetën politike shoqërore të qytetarëve duke promovuar lirinë e veprimit si parakusht i arritjës së progresit shoqëror.

Intervista origjinale: https://www.freiheit.org/content/behgjet-pacolli

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart