Presidenti Pacolli takohet në Tiranë me ish Presidentin e Shqipërisë Berisha.
28/02/2015

Presidenti Pacolli takohet në Tiranë me ish Presidentin e Shqipërisë Berisha.

Dekorata presidenciale “Nderi i Kombit” për ju është plotësisht e merituar

Ju e vutë suksesin tuaj si sipërmarrës në shërbim të kombit dhe i keni shërbyer kështu kombit në çdo kohë-tha Berisha

Dje gjatë qëndrimit në Tiranë me rastin e marrjes së titullit më të lartë “Nderi i Kombit”, ish Presidenti Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga dy kryetarët e komunave të Gjakovës dhe Mitrovicës, u takua me ish Presidentin dhe ish Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit. Takimin e përzemërt dhe miqësor, zotëri Berisha e hapi me fjalët e vlerësimit për dekoratën e lartë që Presidenti Nishani i rezervoi zotëri Pacollit. “E quaj të merituar dhënien e kësaj dekorate- tha zotëri Berisha. “Ti ke qenë njeriu i suksesit si individ dhe si ndërmarrës. Ti vendose ta vesh në shërbim të kombit suksesin tënd personal duke hyrë në politikë. Kështu ti i ke shërbyer kombit në çdo kohë!” Zotëri Berisha vlerësoi shumë dhe kontributin e mëvonshëm të ish Presidentit Pacolli në lobim duke theksuar se tash Kosova sa i takon njohjeve është në një situatë të vështirë, për shkak të bllokimit të vendeve të njohura si BRIC. Zotëri Pacolli vlerësoi shumë bashkëbiseduesin dhe nikoqirin e tij për gjithçka ka bërë për Kosovën dhe për të cilën kosovarët e duan shumë. Ai vlerësoi shumë energjinë e tij të pashterrshme në punë dhe në shërbim të qytetarëve.

Më tej biseda e ngrohtë dhe vëllazërore u zhvillua rreth temave si nevoja e kapërcimit të fazës së mbijetesës kombëtare kah faza e zhvillimit, problematika e barazisë gjinore në të gjitha kohërat, etj. Mimoza Kusari Lila e vlerësoi kontributin e madh të zotëri Berishës në historinë e afërt të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe me ndjenjë humori e quajti atë banor të komunës së Gjakovës, duke konsideruar faktin që vendlindja e Berishës është vetëm 5 km nga vija kufitare. Biseda pasoi me tema të ndërlidhura me dy komunat, Gjakovën dhe Mitrovicën, zhvillimet në to, etj.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart