Islam Pacolli zgjedhet Kryetar i Degës së V-të të AKR-së në Prishtinë
21/02/2017

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të partisë, dega e V-të e Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, ka mbajtur sot Kuvendin e saj Zgjedhor. Nga 155 delegatë të pranishëm, Kryetar i degës së pestë të AKR-së në Prishtinë, me shumicë votash është zgjedhur Islam Pacolli.

Kryetari i sapo zgjedhur, i falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe ju premtoi atyre që do ta vazhdojë angazhimin e tij për hapjen e vendeve të reja të punës. “Qytetarët tashmë janë vetëdijesuar dhe kësaj radhe do të zgjedhin AKR-në. Jemi partia e vetme që garantojmë zhvillim ekonomik”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.

Pas fjalës së Pacollit, Kuvendi i ka vazhduar punimet duke e zgjedhur Kryesinë dhe strukturat tjera udhëheqëse të degës, me nënkryetarët Ferat Makolli e Arben Gashi, sekretar Xhemajl Gerbeshi, si dhe Kryesinë e përbërë nga 15 anëtarë.

Nga dhjetëra mysafirë të pranishëm, punimet e Kuvendit kishin ardhur t’i ndjekin nga afër edhe përfaqësues të degëve dhe Forumeve të Aleancës Kosova e Re.

Me një fjalë rasti, Kuvendin e përshëndeti edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili ju bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen AKR-së, për një shtet funksional dhe të zhvilluar ekonomikisht.

hajvali1 hajvali

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart