Ju lutem Ministër i Infrastrukturës!
12/02/2016

Ju lutem Ministër i Infrastrukturës!

Mirëmbatja e rrugëve është bërë problem i madh. Jo vetëm që rrugët janë bërë të pakalueshme, ato rrezikohen që një ditë edhe mos të ekzistojnë fare.

Ministër Zharku, intervenoni ju lutem!

Kjo shoqëri ka harxhuar shumë mjete për ndërtimin e këtyre rrugëve dhe tani ato po shkatërrohen për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.

Sot ato munden të sanohen me pak mjete e nesër ato munden edhe më u zhduk, dhe rindërtimi i tyre (nëse prapë ndodh) do të kushtojë shumë.

Ministër, a merret dikush më këtë punë.
Shikojeni një shembull: Rruga Prekoc-Krilevë, në të cilën Qeveria e kaluar investoi mbi 4 milion euro, tani është duke u zhdukur, për shkak të pak intervenimeve të vogla në mirëmbajtje.

Ministër, nga detajet krijohen tërësitë, merruni me detaje se janë pjesë e çmueshme e punës të sëcilit që e dëshiron Kosovën!

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart