Klina fuqishëm vazhdon ti bashkohet AKR-së
08/09/2016

Në vazhdën e organizimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, është formuar grupi punues i degës së AKR-së në Klinë.
Të pranishëm në këtë grup punues ishin rreth 20 pjesëmarrës nga lokalitetet e ndryshme të Klinës, të cilët zgjedhën z.Avni Gashi, koordinator të degës.
I pranishëm ishte edhe koordinatori i AKR-së në nivel qendror z.Vesel Makolli, i cili foli për prioritetet e partisë dhe për situatën aktuale politike, duke theksuar nevojën për një angazhim më të madh në teren në formimin sa më të shpejtë të degës.
“Me ardhjen e AKR-së në pushtet, ekonomia e vendit do të rritet për 12 %, gjë që mundëson krijimin e shumë vendeve të reja të punës, duke krijuar kështu mirëqenie dhe prosperitet shoqëror për të gjithë”, tha Makolli.
Të pranishëm në këtë takim nga niveli qendror i partisë ishin edhe Sevdije Lama, Alban Lumi dhe Dedë Abazi.
14183838_1181650181877271_8670225433738424689_n

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart