Koordinatori Makolli përkrah fuqizimin e degës së AKR-së në Skenderaj
24/04/2017

Sktrukturat e Aleancës Kosova e Re nga qendra kanë vizituar degën e partisë në Skenderaj. Në takim të pranishëm ishin koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, si dhe përfaqësues të tjerë nga Forumet e AKR-së. Qëllimi i takimit ishte mobilizimi si dhe informimi ne lidhje me performancën e degës në Skenderaj. Kryetari i degës së Skenderajit, Musa Dervishaj tha se pakënaqësitë në Komunën e Skenderajt sa vijnë e rriten, duke shtuar se kjo çështje don zgjidhje urgjente. “Papunësia e madhe që ka kapluar Skenderajn, po sjell vetëm zhgënjim e dëshpërim tek qytetarët tanë. Zgjidhja e vetme është në programin e AKR-së në krye me Behgjet Pacollin” tha kryetari Dervishaj. Ndërsa koordinatori Vesel Makolli, premtoi përkrahjen e plotë nga qendra në këtë proces, ku fitimtare do te dalë pa asnjë dyshim AKR. “Ne e kemi programin më të mirë ekonomik, ajo çka na duhet neve është që ta gjejmë zgjidhjen më të mirë për qytetarët tanë. E vet fakti që kemi kaq shumë aderime, sidomos nga të rinjtë, të cilët daljen nga kriza e shohin përmes AKR-së, tregon që fitorja jonë është më e sigurt se kurrë” tha koordinatori Makolli.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart