Kosova ka nevojë për shpresë dhe ndryshime pozitive në mënyrën e udhëheqjes së shtetit
16/01/2016

Qytetarët tanë nuk kanë nevojë të ballafaqohen me tensione politike edhe më të mëdha sesa këto që i kanë provuar, sidomos në këta 6 muajt e fundit, të cilat do të mund të vijnë për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të politikanëve të pozitës dhe opozitës.

Kosova ka nevojë për shpresë dhe ndryshime pozitive në mënyrën e udhëheqjes së shtetit.

Kosova nuk e ka komoditetin të futet në një krizë të re politike dhe institucionale, siç është rasti i zgjedhjes së presidentit të vendit.

Për hir të evitimit të kësaj krize, në vitin 2011, unë i hapa rrugë një marrëveshjeje politike e cila u shndërrua në akt juridik nëpërmjet një rezolute të Kuvendit të Kosovës për ndryshimet kushtetuese që do të mundësojnë zgjedhjen e presidentit nga populli.

Fatkeqësisht kjo rezolutë dhe kjo marrëveshje nuk u zbatuan asnjëherë dhe amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nuk u votuan asnjëherë në kuvend, megjithëse kishin marrë dritën e gjelbër nga Gjykata Kushtetuese.

Andaj, për të evituar thellimin e krizës politike dhe institucionale unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar nga ky institucion që të obligojë Kuvendin për t’i dërguar në votim ndryshimet kushtetuese të cilat janë të gatshme.

Votimi i këtyre amendamenteve do ti mundësonte qytetarit të Kosovës që të zgjedh direkt presidentin e vendit dhe do të evitonte krizën politike, e cila ka kosto të madhe për qytetarët dhe shtetin.

Foto Galeria

Anëtarsohu Online

M F

Antarsohu dhe behu pjesë e ndryshimit

Nga facebook

më lart