
Kosovën nuk mund ta shpëtoj as Trepça, e as ndonjë resurs tjetër, Kosovën mund ta shpëtoj vetëm rinia
02/10/2016
Kosovën nuk mund ta shpëtoj as Trepça, e as ndonjë resurs tjetër, Kosovën mund ta shpëtoj vetëm rinia. Kështu u shpreh presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli gjatë një vizite të tij në degën e AKR-së në komunën e Prizrenit.
Presidenti Pacolli u shpreh se në AKR, forumi i rinisë ka shumë përgjegjësi:
“Forumi i rinisë ka shumë përgjegjësi, ne kemi shumë përgjegjësi si parti liberale në sjelljet dhe veprimet tona. Kjo është një frymë e cila duhet të shpërndahet dhe të bëhet pjesë e çdo familje në Kosovë. Vetëm veprimet liberale pa frikë dhe presion i sjellin Kosovës të ardhme pozitive. Ne duhet të krijojmë mundësi për rininë”, ka thënë Presidenti Behgjet Pacolli.
Presidenti Pacolli gjithashtu u shpreh se të rinjtë e Kosovës janë më të aftë se çdo rini tjetër e ndonjë vendi të botës, por se mundësitë e tyre janë të tkurrura për shkak të njerëzve pa përgjegjësi.
“Ne kur vinim rrugës për Orllat-Morinë e shihnim rrugën dhe përgjegjësinë ndaj parasë publike ku tri autostrada do të mund t’i ndërtonim me gjitha ato para që janë harxhuar aty, dhe sot veç kishte filluar të prishej. Dhe për këtë kemi përgjegjësi të madhe edhe ne që t’i kthehemi realitetit për me e dashtë punën”, ka thënë Presidenti Pacolli gjatë vizitës së tij në Prizren.
AKR-ja tani është në procesin e brendshëm zgjedhor, proces të cilin po e kalon me shumë sukses duke pranuar çdo ditë aderime të reja.
Njëherësh AKR-ja u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët e duan një Kosovë më të mirë dhe të zhvilluar por kërkojnë mundësitë që punën e tyre ta zbatojnë, AKR-ja i fton dhe u jep hapësirë të mjaftueshme për të shprehur vizionin dhe punën e tyre.